Ummeti Mëshirës së botrave me një sasi të madhe bën salavat me fjalën e bukur Es-salatu Ves-selamu Alejke Ja Resulall-llah. Me këtë lutje që bën ummeti kuptohet se salavati është në një sipërfaqen aq të gjerë për ne, sa është një dhuratë e vlefshme e Hyjnisë.
Fund: Siç Pejgamberi Alejhis-salatu Ves-selam është një brilantë dhe një roje i Arkës së Mëshirës së Zotit të Madhëruar, Dhe çelësi i parë i asaj arke është “Bismil-lqahirrahmanirrahimi”. Dhe çelësi më i lehtë është Salavati për Pejgamberin (a.s.m)..
FJALA E 1NJEZETE TRETE
Ky përbëhet nga tri tema Ajet
TEMA E PARË
Bukuritë e BESIMIT ISLAM janë me mijëra: Këto do t’i tregojmë brenda pesë pamjeve:
Pamja e parë:
Me dritën e Besimit Islam në zemër njeriu ngjitet në majat më të larta, meriton parajsën (xhennetin).
Me errësirën e mosbesimit njeriu zbret në fundin e errësirës dhe meriton ferrin (xhehennemin).
Besimi është lidhje e fuqishme midis njeriut dhe Krijuesit të tij, Allahut xh.sh.. Besimi i lidh ata fort me njëri-tjetrin. Njeriu duke i besuar Krijuesit të tij stoliset me cilësitë më të çmuara dhe në bazë të tyre vlerësohet. Njeriu çmon dhe lartëson veten me Besimin e vet, me përkushtim ndaj vlerave të tij.
Mosbesimi i pret marrëdhëniet e njeriut me Krijuesin e Plotmëshirshëm. Prej kësaj shkëputjeje njeriu zbehet dhe zhvlerësohet deri në atë pikë, sa qëllimi dhe pikësynimi i tij në jetë kufizohet vetëm me vlerësimin e sendeve materiale të kësaj bote. Duhet të dimë se materia është e përkohshme. Ajo shpërbëhet dhe shkon drejt asgjësë, pra drejt zeros. Çdo trup fizik ka për bazë jetën shtazore, d.m.th. asgjënë, hiçin. Për të sqaruar këtë sekret të madh dhe me shumë domethënie po japim një shembull konkret: