Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 114
(1-162)

Sekreti i gjashtë:

O njeri i pafat që rrokullisesh brenda dobësisë dhe varfërisë së paanë! Me këto që do ta tregoi mund ta kuptosh se Mëshira për ty sa është një mjet i vlefshëm. Që kjo Mëshirë të të lidhë me një Sultan të Madhërishëm që: Yjet së bashku ma atomët janë ushtarët e Tij të bindur krijuar që t’i shërbejnë ushtrisë së Tij. Dhe patjetër është se Ai Sulltani zotëron një Sovranitet Apsolut.

Ja pra,Ai Sulltani është Zoti Madhështor që nuk ka nevojë as për një send dhe secili send është nën urdhërin e Tij dhe duke u poshtruar ndaj Tij secili send i nënshtrohen Atij.

Tani o njeri! Ajo Mëshirë është që të bën një rob dhe mik të dashur dhe të sjellë para Tij që t’i dëgjosh fjalët e Sulltanit Sovran të pambarim. Por, siç ti që nuk mund të afrohesh që të arrish diellin sepse prej tij je shumë i largët. Por dielli me anën e jehonës së tij dhe me anën pasqyrës së tënde të afrohet dhe dritën e tij ta jep në dorë; njësoj, edhe ne megjithëse prej Personalitetit të Sulltanit të Pafillimtë dhe të Pambarimtë jemi në largësinë e pafundme nga ku nuk ka mundësi t’i afrohemi Atij, por drita e Mëshirës së Tij ne po na afron tek Ai.

Tani o njeri! Kush mund të gjejë këtë Mëshirë ai ka gjetur arkën e pasosur, dhe shkaku më i madh për të arrish Tek Ai, që është Personaliteti, shembulli, gjuha dhe lajmëtari i mëshirës dhe Kur’ani atë Mëshirën trupore e përmend me Titullin e Tij “Mëshira e botërave” I Dërguari fisnik Alejhis-salatu ves-selam. Pra ti mbështetu në rrugën- synnetin e Tij. Dhe për të arritur tek Mëshira e botrave bëji Salavat Atij. Sepse edhe kuptimi i Salavatit është Mëshirë. Ndërsa gjallesat e vetëdijëshme, që të arrijnë në mëshirën trupore, le të lexojnë duanë e rahmetit, pra Salavatin. Meqë është ashtu, ti me salavatin për vehten tënde bën shkak që të arrish tek Mëshira e botrave dhe e bën Atë një shkak që të arrish tek Mëshira e Gjithëmëshirëshmit.

Nuk ka ze