Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 111
(1-162)

O njeri! Ne qoftë se je njeri, për të gjetur atë Mëshirë dhe për të hyrë në ndërhyrjen e Tij, thuaj “Bismil-lahirrahmanirrahim!”. Se Ai ka krijuar në sipërfaqen e tokës karvanin e katërqind mijë lloje bimëve e kafshëve, të gjitha këto pa harruar as njërin. Pa gabuar, në kohën e duhur dhe me një përsosmëri të lartë i edukon dhe i drejton ato duke i vendosur në këtë mënyrë fytyrës së tokës vulën e Njësimit të Tij Hyjnor. Askush tjetër, por patjetër vetëm Mëshira e Tij i bën ato!.

Ekzistenca e Mëshirës duket më qartë se ekzistenca e qenieve që janë në sipërfaqen e tokës dhe këto argumente janë aq shumë sa sasia e këtyre qenieve. Ashtu si në fytyrën e tokës që ekziston një Mëshirë e një vulë e Njësimit Hyjnor,edhe në cilin njeri shpirtërisht ekziston një Mëshirë që atë e vërtetojnë argumentet sa sasia që është në fytyrën e tokës dhe në Univers, Dhe duket shumë qartë Vula e madhe e Mëshirës Hyjnore. Ndërsa tek njeriu Ajo shkëlqen e duket si një përmbledhje e njëmijë e një Emrave të Zotit xh.sh..

O njeri! A është e mundur që Zoti I Madhëruar ,duke të mos dhënë rëndësi dhe duke të mos kontrolluar lëvizjet e tua të të lërë të sillesh si ndonjë vagabond kokëbosh Ty që mbanë vulën e Mëshirës dhe të Njësimit të Tij Hyjnore dhe të shkojnë kot këto shërbime që Universi të ka parashtruar ty?!

Duke mos kërkuar llogari nga ti, pema e Gjithësisë do të mbetet ekalbur dhe e prishur. Dhe a ka mundësi që të lejojë ta mohosh

Mëshirën e Gjithdijen e Tij që është e qartë si dielli dhe si drita ediellit, që nuk ka dyshim dhe nuk mohohet kurrë asnjëherë?!..

O Njeri! Dije se për të arritur në fronin e saj Mëshire “Bismil-lahirrahmanirrahimi “është një mjet shumë i bukur. Dhe që të kuptosh se sa e rëndësishëm është ky fron, shikoji zanafillet e njëqind e katërmbëdhjetë kaptinat e Kur’anit, fillimin e librave fisnikë dhe nisjet e punëve të mira që mbanin në ballë nga një” Besmele”. Pra për të kuptuar vlerën e “ Bismil-lahit” shihe argumentin më të saktë që si Imam Shafija edhe personalitetet e mëdha që kanë nxjerrë kuptim nga Kur’ani, kanë thënë se: “Besmeleja është ajeti i vetëm që ka zbritur 114 herë”.

Sekreti I Katërt: Brenda Shkëlqimeve të panumërta secilit nuk po i mjafton leximi i “ajet:24) së; mendja po shpërndahet, nëpër shkëlqime për të konceptuar njësimin e Zotit.

Nuk ka ze