Duke na treguar të gjithë funksionet e Emrave të tjerë Hyjnorë në të gjithë sendet, veçanërisht në qeniet e gjalla dhe sidomos në pasqyrën cilësore të njeriut na tregon shkëlqimet e funksionet e Emrave të Vet. Njësoj, si veç e veç ashtu edhe i njësuar Vahidijeti me funksionet e Emrave tjerë, konceptojnë edhe krijesat e tjera. Tani që të mos ngulçiten mendjet me Vahidijetin dhe zemrat që të mos harrojnë Zotin e Patëmetë, duke parashtruar vazhdimisht brenda Vahidijetit na tregon vulën e Ehadijetit që:”Bismil-lahirrahmanirrahimi” na tregon tre nenet e rëndësishme të tyre.
Sekreti i tretë: Po duket shumë qartë se Mëshira e ka hjeshuar Universin e paskajshëm. Dhe me siguri eshtë Mëshira që ndriçon dhe qeniet të errëta. Dhe s’ka dyshim se mëshira i edukon këto qenie që rrokullisen në nevojat e tyre të panumërta, duke ua përballuar ato (nevojat e tyre).
Si një dru frutor që me tërë mjetet ka lidhje me frutin e tij, njësoj s’ka dyshim se prap kjo Mëshirë, i ka kthyer të gjithë qeniet të vrapojnë t’i ndihmojnë dhe t’i shërbejnë njeriut. Dhe kosmosin bosh e të paanë, e ka mbushur me yje që ndriçojnë; me siguri aty prapë është Ajo Mëshirë. Dhe njeriun e përkohshëm që e ka bërë anëtar i përjetsisë dhe e ka paraqitur para një Mikut të Pafillimtë e të Pambarimtë. Me siguri e patjetër prapë është Ajo Mëshira e Mëshirëplotit.
O njeri! Mëshira e All-llahut është një forcë aq e madhe tërheqëse e shpëtuese dhe një e vërtetë e dashur. Atëherë për t’iu ngjitur kësaj Mëshire thuaj: “Bismil-lahir-rahmanir-rahim”. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtosh nga vrazhdësitë apsolute dhe nga nevojat e dhimbshme të panumërta. Vetëm kështu mund të afrohesh tek froni i Sulltanit të Pafillimtë dhe Pambarimtë dhe për t’iu ngjitur rrezeve të dhimbshurisë së Mëshirës dhe për t’u bërë dashamirë dhe miku i Sulltanit dëgjo fjalët e Tij!
Rreth njeriut që i sjell qeniet në formën më të dobishme të cilat duke i shërbyer i ndihmojnë dhe t’ia plotësojnë tërë nevojat që ka, patjetër nga dy alternativa, njëra është e vërteta.