Lumturia e njëmijë vjetëve të kësaj bote nuk vlen sa një "orë" e xhennetit, por edhe njëmijë vjet të jetës së xhennetit nuk vlejnë sa një orë e takimit me All-llahun xh.sh.(1).
Tani e kuptove se çfarë na garanton besimi dhe dashamirësia ndaj All-llahut xh.sh., të saktësuara qartë në lajmin që na ka dhënë Kur’ani dhe Hadithi i Pejgamberit (a.s.).
Në vetën e tij secili me një zell të madh ka merak për ta parë Sulejmanin Alejhisselam (një person i famshëm që është me një përsosmëri të jashtëzakonshme). Çdokush ka merak për ta parë, Jusufin Alejhisselam, që ka qenë me një hijeshi të posaçme. Çdo njeri a nuk ka vallë dëshirë t’i shohë përsosmëritë e xhennetit, që janë me mijëra herë më të larta se ato të kësaj bote? Dihet se përsosmëria e xhennetit është vetëm një shkëlqim prej bukurisë dhe përsosmërisë së Zotit xh.sh.. Se sa dëshirë duhet të kesh për ta parë Atë, për ta dashur, për t’u bërë merak dhe për ta kërkuar, nuk mund të krahasohet me asgjë. Ajet
“O All-llah, në këtë botë sillma dashurinë ndaj Teje dhe ndaj atyre që më afrojnë tek Ti dhe t’u mbështetemi urdhërave të Tua dhe në jetën tjetër sillma mëshirën Tënde që të bëj të mundur takimin me Ty.
13) O All-llah Ti je i Patëmeta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti, Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi i Urti. O All-llah derdhi bekimet Tuaja mbi Atë të cilin e ke dërguar si simbol të mëshirës për të gjithë botërat dhe mbi familjen e Tij të pastër dhe të gjithë shokëve të Tij të dashur. Amin!...”.