Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 103
(1-162)

E katërta: Dashuria për prindërit dhe fëmjët, të cilën e ka bërë për hir të Zotit xh.sh..

Më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve, në Kur’an ka theksuar se prindërit me fëmijët edhe në qoftë se i kanë pozitat veç e veç, përsëri atë familjen e lumtur Zoti në xhennet nuk do ta ndajë, por në një bisedë të këndshme do t’i bashkojë njëri me tjetrin.

Ai do t’u dhurojë xhennetlinjëve jetën që u takon. Para moshës madhore (nën pesëmbëdhjetë vjeç), siç tregon Kur’ani: aje:

)“Djelmosha (fëmijë) të gjithmonshëm”; do t’i jepet një hijeshi, në një formë shumë të përsosur dhe do të lihen në prehër të nënave dhe të baballarëve për t’u kënaqur me një jetë të përjetshme. Këtë dëshirë ia plotëson atyre prindërve që janë nënshtruar urdhërave të Zotit, që tani duan të përkëdhelin fëmijët e tyre. Meqenëse u kanë vdekur fëmijët pa hyrë në moshën madhore, në xhennetin e lumtur, gjithmonë ka për të mbetur si një fëmijë i dashur. Pra në xhennet çdo gjë e këndshme është më e mirë se sa në këtë jetë. Meqë atje nuk është vend riprodhimi, mendohej se do të ishte bosh nga fëmijët dhe dashamirësia e tyre. Me tregimin e parë pamë se edhe ajo do të ekzistojë, bile në një formë më të bukur. Tani u dhamë një lajm të mirë, atyre që i vdesin fëmijët pa hyrë në moshën madhore.

E pesta: Përfundimi i dashamirësisë ndaj shokëve që janë në rrugën e Zotit xh.sh..

Ata do t’i gjeni në xhennetin e lumtur të ulur ballë për ballë në karrike të bukura, duke këmbyer gëzimet e tyre. Këtë të vërtetë Kur’ani e ka theksuar në ajetin:

“Ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit, duke qenë të vëllazëruar”.

Pra nuk ka më mirë për njeriun kur do të ulet dhe të bisedojë me dashamirët që i ka dashur vetëm për hir të All-llahut xh.sh. njëri-tjetrit do t’i tregojnë histori të lashta për jetën e kaluar, në një vend pa brenga ku nuk ka gjë tjetër veçse kënaqësi.

Nuk ka ze