Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 101
(1-162)

Të përmendim organet e shqisave të të nuhaturit. Duke ndjerë të gjitha kategoritë e nuhatjeve, përcaktojnë llojet e aromave dhe të parfumeve, për të ndjerë Mëshirën e Krijuesit të tyre. Pra secili në vetvete ka një detyrë

falenderimi dhe adhurimi të veçantë. Me anë të kësaj të vërtete edhe shpërblimin do ta ketë sipas realizimit të detyrës.

Shqisa e shijes duke vlerësuar shkallët e shijeve të ushqimeve, pikërisht për këtë detyrë krijon një falenderim të gjerë.

Të gjitha shqisat e mëdha të trupit të njeriut, si p.sh. zemra, mendja dhe shpirti, secila veç e veç, kanë detyra të rëndësishme, sepse ato ndjejnë shijet dhe hidhërimet e ndryshme të shqisave të panumërta.

Pra All-llahu i Madhëruar, me Pozicionin e Tij Absolut, tek ky njeri, ka vënë që t’Ishërbejnë këto shqisa dhe me të vërtetë sipas meritave, secilin do që ta shpërblejë. Siç treguam edhe më parë, përballë dashamirësive të lloj-llojshme, ta parashikojnë me ndërgjegje edhe ta marrin parapagesën. Kjo vërtetohet me argumente të forta, se çfarë rezultati merr në jetën e mbrapme. Në "Fjalën e dhjetë"(Ringjallja), sqarohet në mënyrë të përmbledhur me anë të dymbëdhjetë argumenteve të sakta, kurse në "Fjalën e Njëzetenëntë", akoma më mirë theksohet. Fjala amshueshem

Fjala më e drejtë dhe gojtaria më e përsosur është fjala e All-llahut, Zotëruesit të Madhështisë së Gjithëdijshme”.

Me argumentet e Tij, Kur’ani në mënyrë domethënëse dhe të padyshimtë, shënon dhe vërteton ato që thamë. Nuk ka nevojë për të vazhduar më gjatë. Zakonisht edhe në të tjera "Fjalë" dhe në temën e xhennetit në gjuhën arabe, në "Pozitën e dytë” të "Fjalës së Njëzetetetë" dhe të "Njëzetenëntë", kemi paraqitur argumente të shumta.

Tani do të fillojmë t’i rradhisim shenjat:

E para: Ushqimet e shijshme dhe frutat e bukura që ke ngrënë për All-llahun xh.sh., në bazë të argumenteve të Kur’anit, në botën tjetër,në xhennetin e lumtur edhe më mirë do të kënaqesh për ato falenderime që ke bërë këtu. Me një oreks më të madh do të shijosh dhe do të kënaqesh prej tyre. Në këtë botë për mirësitë që ke thënë: "Elhamdulil-lah!", ato falenderime në atë jetë do të paraqiten si fruta të xhennetit, dhe në këtë botë që ke thënë “Elhamdulil-lah”, përballë këtij falemderimi, atje ke për të ngrënë si fruta “Elhamdulil-lahët”.

Nuk ka ze