Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 104
(1-162)

Kështu i gëzon All-llahu xh.sh. të gjithë ata që njëri-tjetrin e kanë dashur pa kurrfarë interesi.

E gjashta: Çfarë përfundimi ka për ata që profetët dhe evlijatë i kanë dashur siç ka thënë Kur’ani?

Megjithëse ndihma e profetëve dhe e evlijave do të vijë në ditën e mah’sherit dhe në jetën e varrit, përsëri edhe nga pozita dhe bisedat e larta të tyre do të përfitohet. Kjo Fjalë e Shenjtë përmban sekretin e vet që thotë:

“Njeriu është me ata që do”.

Si shembull një njeri i thjeshtë po qe se ka hyrë në rrethin e një personi që është me pozitë të lartë, ai mund të hyjë edhe në vende të larta të atij personi.

E shtata: Po qe se i ke dashur duke menduar për Mjeshtrin e tyre pranverën dhe sendet e bukura, duke thënë se sa mirë i ka krijuar Mjeshtri Madhështor,pas këtyre mirësive do të shohësh ndihmën e Emrave të Bukur dhe pasqyrimin e funksioneve të këtyre Emrave, duke thënë se këto qenie të praruara, vetëm Një i Gjithëmëshirshëm mund t’i krijojë. Përfundimi i një dashamirësie të tillë është kështu: Në jetën e përjetshme, në xhennet, për këto krijime që i ke parë këtu, shkëlqimi i funksioneve të Emrave të Bukur shkëlqejnë më një mjet njëmijë herë më të mirë se këtu, përderisa Imami Rabbani (r.a.) ka thënë: "Bukuritë e xhennetit janë Shkëlqimet e Emrave të Bukur!...”

E teta: Në këtë botë dashamirësinë që ke treguar për të kujtuar Emrat e Bukur, është një arë dhe një pasqyrë e atyre Emrave. Përballë kësaj dashurie, në jetën tjetër i bëhet një xhennet i përjetshëm. Në këtë botë janë treguar vetëm hijet e Emrave të Bukur, po atje do të tregohen krejtësisht, me një mjet të përkryer, frutet e dashurisë së kësaj bote që ke dashur si një arë e Ahiretit, një arë që pjek vetëm fruta të xhennetit dhe kështu veprimtaria jote do të të bëhet fidan për në xhennet. Veset dhe dëshirat e njerëzve këtu duke qenë si një fidan i vogël, do të lulëzojnë në xhennet në një formë më të bukur. Në këtë botë aftësia e njeriut duke qenë në formën e një fare të vogël që lulëzon shije të shumëllojshme, atje do të jepen xhennetet si shpërblim, ngaqë në këtë botë e ke përdorur në vendin e duhur dashamirësinë.

Nuk ka ze