Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 105
(1-162)

Këto që treguam janë forcuar me transmetime të haditheve dhe shenja të Kur’anit, se kështu e nevojit Mëshira dhe Gjithëdija e Pastër e All-llahut xh.sh.. Meqenëse ty nuk të përfshin krimi që thotë se të adhurosh botën është faj kryesor, ndoshta ti botën e ke dashur sepse aty përfshihen dhe pasqyrohen Emrat e Bukur dhe jep prodhimin e jetës tjetër.

Ti e ke dashur këtë botë me mendimin që të bësh një adhurim dhe duke soditur ke kujtuar Atë, duke kultivuar në këtë mënyrë detyrat e kësaj bote. Duke dashur botën, me këtë mendim ke adhuruar All-llahun xh.sh..

Pra Mëshira dhe Gjithëdija e Zotit xh.sh. e bën të nevojshme, që të marrësh një shpërblim sa e gjithë kjo botë. Përsëri duke e dashur jetën e pastajme, këtu ke dashur "arën" e saj dhe ke pasqyruar dashurinë për All-llahun xh.sh. dhe Emrat e Tij. Me të vërtetë kjo vepër e do një shpërblim sa kjo botë. Ajo nuk është gjë tjetër vetëm se një xhennet shumë më i bukur se sa kjo botë që jeton.

Pyetje: Çfarë vlen gjithë ai xhenet madhështor?

Përgjigje: Sikur të ishte e mundur, me shpejtësinë e imagjinatës, kishe ecur nëpër yje dhe do të kishe thënë, që të gjitha botërat janë të tuat. Shoqëria e melekëve, e njerëzve dhe e krijesave, këtë gjykim nuk do ta trazonin ty.

Kështu: Po qe se ai xhennet do të ishte plot me krijesa që e hijeshonin, mund të thoshe se ishte i yti, sepse nuk të bëhet kush pjesëtar në kënaqësinë tënde.Në një hadith të Pejgamberit (a.s.) theksohet: "Disa xhennetlinjëve do t’u jepet një xhennet në gjerësinë e pesëqind vjetëve”. Sekreti i kësaj të vërtete është treguar në “Fjalën e njëzetetetë" dhe në “Shkëlqimin e sinqeritetit”.

E nënta: Evlijatë janë bashkuar në këtë pikë se fruti i besimit dhe i dashamirësisë ndaj All-llahut xh.sh., njeriut i garanton takimin me All-llahun xh.sh., që përbën edhe vlerën e patregueshme.

Nuk ka ze