Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 107
(1-162)

POZITA E DYTË E TË KATËRMBËDHJETIT SHKËLQIM.

Këtu do tua tregojmë vetëm gjashtë sekrete të “Bismillahirrahmanirrahimit”, ndërsa ajo (Besmeleja) mbanë edhe mijëra sekrete të tjerë.

VËTEJTJE: Në pikëpamjen e mëshirës, mendimit tim të shuar prej së largu, Besmeleja m’u duk si një dritë e shndritshme. Për vehten time desha ta regjistroja Atë në formën e notave duke filluar ta ritheksoi me njëzetë, tridhjetë sekrete dhe u mundova ta gjuaj dhe ta pushtoj. Por fatkeqësisht, nuk munda të kem sukses ashtu siç dëshirova. Nga njezet-tridhjetë ato kanë rënë në gjashtë.

Duke shkruar, kur them “O njeri” ta dini se nënkuptoj vehten time. Ky mësim është veçanërisht për mua, për atë që shpirtërisht më përngjan mua si dhe për atë që është më i zgjuar se unë. E shkrova edhe “pozitën e dytë të shkëlqimit të katërmbëdhjetë”, duke braktisur vullnetin e vëllezërve që shohin hollë që të bëjnë dobi edhe ata. Pikësynimi i këtij mësimi është më tepër zemra se sa mendja, sepse ajo përballet më tepër me shijet shpirtërore se sa me argumentet.

AJET 1)

Në këtë pozitë do të rradhisim disa sekrete.

Sekreti i parë: Unë e pashë kështu një nga shijet e “Bismillahirrahmanirrahimit” :

Në fytyrën e gjithësisë, në fytyrën e ruzullit, dhe në fytyrën e njeriut, njëri brenda tjetrit, njeri duke treguar mostrën e tjetrit, duken tri vula të Edukatorit të Madhërishëm.

E para: Në të gjithë sendet e Universit sqarohet ndihma, solidariteti dhe shtjellimi e ndërthurja me njeri-tjetrin. Pra përgjigjen e këtyre veprimeve që treguam, mund të merni në vulën e madhe Hyjnore, pra tek fjala “Bismil-lah”-i që Ai perballohet me të.

E dyta: Në sipërfaqen e tokës, nëpër bimët e kafshët, përngjashmëria e ekuilibrimit dhe edukimit të pagabuar na sqaron se tek ato po sundon përshtatshmëria, rregulli, kompaktësia që është dhuruar nga Mëshira e Pasosur që mban vulën e madhe të të Gjithëmëshirshmit të rrjedhur nga “Bismil-lahirrahmanirrahimi”.

Nuk ka ze