Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 110
(1-162)

Apo vetvetiu secili send po e njeh njeriun. A nuk është kjo njëqind herë larg mendjes dhe e pamundur? A është e mundur që njeriu që mban një dobësi absolute ti sjellë rreth vehtes këto sende si një sulltan. Apo këto po bëhen me ndihmën e Një Fuqiploti që është pas perdes së këtij Universi. Domethënë, këto lloje që i ndihmojnë njeriut, nuk e njohin atë. Ndoshta patjetër që këto i bën një Mëshirëplotë që me mëshirën e Tij e njeh njeriun dhe në ndihmën e Tij i sjellë ato.

O njeri, mblidhe mendjen,dhe mendo!

A është e mundur ty që të mos të dijë, të mos të njohë e të mos të të shohë një Fuqiplotë që i shtyn të gjitha qeniet, që me tërë fuqinë e tyre të vrapojnë pas teje dhe kërkesave të tua dhe të të thonë vazhdimisht ty “Urdhëroni! Çfarë doni”. Dhe meqë Ai të di ty dhe po të tregon me mëshirën e Tij se po të di, edhe ti dije Atë dhe tregoja Atij nderimin tënd dhe kuptoje saktësisht se: është Mëshira e vërtetë Ajo që është duke të ndihmuar ty, një njeriut që je me dobësinë, varfërinë dhe ligështinë absolute , një njeriut të vogël e të përkohshëm, të të shërbejë Universi Madhështor. Ai, Mëshira të ndihmon ty me Gjithëdijen e Tij. Të githa I sjellë me dijen , me fuqinë dhe me ndihmën e Tij të Pashoqe. Pra , patjetër kjo Mëshirë don prej teje një falenderim të përgjithshëm dhe një nderim të pastër. Pra, ti që të qartësosh nderimin, falenderimin e respektin me zemër, me sinqeritet thuaj: “Bismil-lahirramanirrahim” dhe hyn në ndërhyrjen e Gjithëmëshirëshmit dhe arrin Mëshirën. Ja pra, qenia dhe realizimi i Mëshirës është e qartë sa dielli. Sepse si një qëndisje që është në qendër, ajo sigurisht është formuar nga literat e gjithanshëm: Njësoj, edhe në rrethin e madh të Universit si litera janë zgjatur njëmijë e një Emra Hyjnore të shndritshëm dhe ato në fytyrën e Universit tregojnë vulën e Mëshirëplotit dhe me rrezet e Mëshirës së Tij po duket qartë se po qindisin pëlhurat e Mëshirëplotit dhe në këtë mënyrë Mëshira më i shndritshëm se dielli ua sqaron vehten atyre që logjikojnë. Ja pra, Ai Mëshirë, me njëmijë e një Emrat Hyjnorë me Mëshirën e Pashoqe e ka qëndisur diellin, hënën, elementet, minierat, bimët e kafshët dhe i ka shtyrë ato t’i shërbejnë gjallesave. Duke dhënë pjesë nënëve të bimëve dhe të kafshëve, Mëshira i ka bërë ato sakrifikuese. Prap ajo Mëshirë, I ka bërë të gjithë gjallesat shërbëtorë të jetës së njerëzëve. Dhe Ai Mëshirë ,nëpër këto veprime, me një formë të shkëlqyer, me Mëshirën e Edukatës Hyjnore dhe me funksionin e Gjithëmëshirshëm Madhështorë atë duke mos përngjanë askujtë në fytyrën e njeriut, si një vulë Hyjnore sqaron sovranitetin e Tij apsolut. Njeriu duke parë këtë funksion e sheh shumë më mirë nevojën e vet apsolute bashkë me dobësinë dhe varfërinë që ka.

Nuk ka ze