Atij po i duhet një stomak sa rruzulli që të mund të lexojë ajetin: . Nga kjo sekreti është se, All-llahu i madhëruar me Ehadijetin Njësimin e Tij ka treguar nëpër pjesë të vogla edhe me Vahidijetin prapë Njësimin e Tij na tregon nëpër tërësinë e llojeve, në këtë rast brenda vulës së Mëshirës së Tij na tregon vulën e Ehadijetit, vetëm kështu me AjETIN 25) drejtëpërsëdrejti mund të kthehesh që të flasësh me All-llahu xh.sh.. Tani nga ky sekreti madh është se Kur’ani famëlartë kur flet për rrethin e Gjithësisë.
Përshembull kur flet për krijimin e qiellit e të tokës, menjëherë flet nga ndonjë rreth më i vogël minimal; në këtë mënyrë më një formë më qartë mund të tregojë vulën e Ehadijetit. Përshembull: Kur bën fjalë për krijimin e qiellit e të tokës, bën fjalë edhe për krijimin e njeriut; bën fjalë nga zëri i tij dhe nga mirësitë që ai ka në fytyrë, në këtë mënyrë e mbron mendjen që të mos shpërndahet, që zemra të mos ngulçitet dhe që shpirti ta gjejë adhuruesin e tij. Përshembull: AJETI:26 Ky ajet me një formë shumë qartë, si një mrekulli na tregon të vërtetën e temës sonë. Ja pra, me një sasi të pafundme duke marrë nga më i vogli e deri tek ai më i madhi duken vulat e Njësimit të Zotit duke qenë në shkallë të ndryshme janë si rrathët njëri brenda tjetrit.
Por ajo vula e Vahdetit (e tekllukut) patjetër sqaron vehten edhe edhe nëpër grupa të mëdha. Për këtë ka nevojë për Ehadijetin, sepse mendja në hapësira të mëdha ngulçitet; zemra për t’u përballur direkt me Zotin ka nevojë ta shohë edhe në pjesë të vogla vulën e Njësimit Hyjnore. Dhe Zoti i Madhëruar, për ti kthyer kokat e tyre nga Vehtja dhe pët t’i tërhiqur zemrat nga Mëshira e Tij dhe që të duken qëndisjat e tërheqse, drita e shndritshme dhe ëmbëlsira e shijëshme dhe bukuria e dashur ka vendosur vulën e Mëshirës.
Ja pra forca e Mëshirës është se, me anën e saj shohim edhe Ehadijetin, edhe në pjesët e vogla dhe i tërheq vëmendjen e njerëzve nga Vehtja. Ato i përballon me AJETÝ: Tani, për këtë arsye “Bismil-lahirrahmanirrahimi “është një titulli madh, sepse ështe parathënie e “Fatihasë” dhe përmbledhje e Kur’anit famëlartë. Pra kush e merr në dorë këtë titull, ai mund të shëtisë nëpër shtresat e Mëshirës, atëhere, duke parë Mëshirën e Mëshirplotit sheh se cili sekret e ka shtyrë këtë përkthyes t’i flasë këto fjalë.