Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 98
(1-162)

Ti ata duhet t’i duash për shkak të jetës së vërtetë, sepse beson tek ekzistenca e një vendi ku tubohen trupat e njerëzve të ndritur. Shkuarja në ato vende për ty nuk është një arsye frike, përkundrazi ky vend ty të entuziazmon.

Pra dashamirësia për profetët dhe evlijatë, rrjedh nga besimi në fenë Islame, sepse ekzistenca e tyre është shkak që nuk i ka humbur shijet e kësaj bote dhe me tregimin e tyre ka shndritë jeta pas varrit deri në përjetësi. Dashamirësia ndaj tyre nuk ka qenë si ajo e të "qytetëruarve" materialistë që duan njerëz të posaçëm me mendimin që t’u plotësojnë nevojat e një jete të përkohshme, sepse pastaj do të zhduken në thellësinë e një varri të madh të së kaluarës. Vetëm mendimi i shkuarjes drejt asaj jete pa kthim, atyre ua shton hidhërimin, sidomos duke menduar se edhe njerëzit e shquar nuk kanë mundur të shpëtojnë nga zhdukja. Në këto momente atyre sa herë që iu kujtohet varri thonë: "Ah!". Mendimin e parë të besimtarit, ua kanë shndritur profetët, duke i garantuar një besim, që shpirti do ta braktisë rrobën e trupit në të kaluarën e vet dhe do të shkojë në ardhmëri, tek salloni i jetës së varrit. Në këtë mënyrë me një qetësi të zemrës e pret ditën, kur do të shkojë në lumturinë e përjetshme. Përfundimisht besimtari nuk frikësohet kurrë nga varri, por e mirëpret atë.

Dashamirësia për sendet e bukura meqenëse është në llogari të Mjeshtrit të tyre, pra ato i ke dashur duke menduar se sa të mira i ka bërë Mjeshtri, dashamirësia me këtë mendim të jep një shije të ëmbël. Kjo shije sidomos është edhe më e madhe në rastin kur mendon se në jetën e Ahiretit do të sodisim gjërat më të vlefshme dhe të hijshme.Kurse këtu i shijojnë me të gjitha shqisat e brendshme të shpirtit duke veçuar ato gjëra që janë me mijëra herë më të bukura se sa këto që po shikon. Këto vepra atij ia hapin anët, për të parë dhe soditur veprat Hyjnore të mrekullueshme dhe gjithashtu imagjinon prej saj bukuritë e Emrave të Bukur me funksionet e Tyre, duke i hapur rrugën zemrës për të soditur Atë i Cili është Madhështor dhe i Pashoq.

Nuk ka ze