Kështu siç e kam treguar edhe më parë, ato dashamirësi që bëhen në llogari të kësaj bote dhe të nefsit tënd, përfundojnë me shumë vështirësi dhe ngatërresa. Veç kësaj edhe kënaqësitë dhe lehtësirat i kanë shumë të pakta.
Për shembull: Mëshira bëhet një bela e madhe edhe për faktin e dobësisë. Dashuria e djeg fort, për shkak të ndarjes që do të vijë. Shija për shkak të zhdukjes i humbet, duke iu bërë si një sherbet i hidhur. Por për shkak se nuk ke dashur për llogari të All-llahut xh.sh. dhe pa lejen e Tij, dëshira të shkon kot dhe pa dobi. Pa lejen e All-llahut xh.sh., çdo gjë kthehet në torturë dhe në asgjë tjetër.
Pyetje: Si ka mundësi të shkojë kot dashamirësia ndaj njerëzve të shenjtë (evlijave) dhe Profetëve?
Përgjigje: Nuk kanë për të bërë dobi ashtu si tek të krishterët, që Hz. Isain e quajnë si birin e Zotit xh.sh. dhe Rafizitë që duan Hz. Alinë, përkundër tre sahabeve të tjerë Ebubekir, Umer dhe Othmanin radijallahu anhum (mëshira e Allahut qoftë mbi ta).
Pra po qe se dashamirësitë i përdorni brenda udhëzimeve të Kur’anit dhe në llogari të dashamirësive të All-llahut xh.sh., gjë që e kthen atë në të dobishme, atëhere përfundimet e saj të bukura jo vetëm në këtë botë, por edhe në tjetrën do të fitohen. Ata që hanë ushqimet dhe frutat e shijshme duke kujtuar Krijuesin e tyre, pa kurrfarë hidhërimi bëjnë një falenderim të pastër. Po qe se ti e do nefsin tënd, duke iu dhimbsur dhe duke e edukuar atë, e largon nga veset e këqija, pra e përmirëson. Atëhere ai nuk të gllabëron në vorbullën e veseve, por ndoshta frerin e tij ti e merr në duar që të mos të çojë në vende të palejuara, por në rrugën e Zotit. Dashurinë që ke shpenzuar me bashkëshorten tënde, e ke ndërtuar mbi bukurinë e saj shpirtërore, duke menduar se këtë bukuri ta ka dhuruar Mëshira e Zotit xh.sh.. Në moshën e rinisë duke mos e përcaktuar pozicionin e dashamirësisë në mënyrë korrekte,atë duhet ta duash me sinqeritet dhe ta trajtosh me respektin e duhur, që ajo të mund të të respektojë ty.Në këtë rast respekti midis jush vazhdon deri në fund të moshës, pra deri në pleqëri, duke u bërë shkak që këto çifte ta kalojnë jetën në lumturi. Përkundrazi siç e thamë edhe më parë, po qe se dashurinë e shfaq vetëm për moshën e bukurisë fizike, ajo shumë shpejt do të kalojë dhe do të fillojë ankesa midis tyre.