Shembull: Ti kur i mëshiron të gjithë të afërmit e tu, fukarenjtë, të dobëtit dhe nevojtarët, nuk ke vetë asgjë në dorë për t’u ndihmuar atyre dhe në moment del një njeri që i përballon nevojat e tyre. Fisnikëria e këtij personi a mund të tregohet se sa të gëzon ty. Këtë person jo për vetveten, se sa për ato cilësi të bukura fisnikërie dhe bujarie që ka, duhet ta duash.
Po njëlloj: Ti vetëm nga Emrat e Zotit xh.sh. që janë këta dy, i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm, mendo që ke dashur dhe ke ndjerë mëshirë për të gjithë besimtarët, gjyshërit dhe dashamirët, të cilët All-llahu xh.sh. i ka kënaqur me të gjitha të mirat e kësaj bote. Kurse Ai do t’i kënaqë edhe në xhennetin e bukur, me ata Emra të Bukur, me të gjitha shijet e pakursyera dhe me lumturinë e pafundme. Me Emrat, i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm,
All-llahu xh.sh., do të të kënaqë me tepër se sa e meriton me një dashamirësi të zjarrtë. Këtë gjë mund ta krahasosh edhe vetë, se sa nevojë kanë shpirtërat e njerëzve për këta dy Emra dhe se sa është me vend kjo fjalë fisnike që thotë: "Elhamdulil-lahi ala Rrahmanijjetihi ve ala Rrahimijjetihi", që duhet kuptuar: “Falenderojmë All-llahun xh.sh. për Emrat i Gjithmëshirshëm dhe i Plotmëshirshëm!” Ai vazhdon akoma: "Për këtë botë që konsiderohet si një lloj shtëpie e jotja, ti hidhërohesh nga shkatërrimet që i bëhen asaj, si dhe gëzohesh nga gëzimet që ndjejnë krijesat e gjalla. Me të gjitha shqisat ty të lumturojnë bukuritë dhe lumturitë e kësaj bote, sepse janë qendisur me lloj-lloj bimësh dhe krijesash, që i ka krijuar dhe edukuar me Diturinë e Tij të Kulluar Një i Gjithëditur dhe Edukator. Po qe se mendon se sa nevojë ka shpirti yt për Ta, atëherë do ta kuptosh kur vëren me vëmendje se me sa kujdes ke për t’i dashur ata, Emrat e Bukur.
Të gjithë njerëzit që je interesuar dhe je hidhëruar në çastin e vdekjes nga zhdukja e tyre, Ai i ka çuar në një vend shumë më të mirë se sa kjo botë. Këtë nuk e bën tjetërkush, përveçse Një All-llah xh.sh., që zotëron tituj si Baki, Kerim, Muhji dhe Muhsin, që do të thonë, i Përjetshëm, Bujar, i Gjithëngjallshëm dhe Bamirës.