Po kështu, po qe se brenda konceptit të Drejtësisë dhe Diturisë së Pastër të shkëlqimit të Emrave të Bukur, Hak dhe Rrahmanurr-rrahim (i Drejtë dhe i Plotmëshirshëm - Mëshirplotë), do ta shikosh stinën e pranverës dhe do të vëresh se sipërfaqja e tokës, si ajo e ushtrisë, është ekspozuar me kafshë dhe me katërqind mijë krijesa tëshumëllojshme. Të gjitha këto grupe duke qenë brenda njëri-tjetrit, përsëri midis tyre kanë dallime esenciale, sepse u ka dhënë petka të veçanta, ushqime të ndryshme, armë të veçanta, kushte të jetesës dhe ushtrime të ndryshme. Lirimin dhe obligimin ua ka dhënë në kohë të veçanta dhe asnjëra prej tyre nuk ka aftësi për t’i siguruar vetë konditat e jetesës. Ato nuk kanë gjuhë për të kërkuar nevojat e veta me një drejtësi dhe dituri të përkryer. Me një ekuilibër të shkëlqyer Titujt dhe Funksionet e All-llahut xh.sh., Hak (i Drejti), Rrahman (i Gjithmëshirshëm), Rrezzak (Furnizues), Rrahim (Mëshirëplotë) dhe Kerim (Fisnik), pa asnjë gabim, pa i përzier me njëri-tjetrin, i rregullon dhe i kursen këta individë dhe këto vepra që s’janë katërqind, por katërqindmijë llojesh të ndryshme! Tani si ta merr mendja në këtë sipërfaqe të gjerë, që bëhen me rregull kaq preçiz këto punë të mëdha, kush përveç All-llahut xh.sh. do të kishte mundësi t’i bënte? Përveç Zotit që është Një, përveç Sundimtarit Absolut, përveç Atij, Fuqia e të Cilit arrin kudo, në të gjitha Edukimet e Tija të Matura, a ka mundësi dikush të zgjasë dorën?
Pika e katërt: Ti më pyet: Po qe se unë që të gjitha; nefsin tim, ushqimet e mia, gruan time, prindërit e mi, fëmijët, dashamirët, njerëzit e shenjtë, profetët, gjërat e bukura, pranverën dhe botën, sipas urdhërave të Kur’anit i dua, në fund të fundit, me çfarë dobish do të shpërblehem?
Përgjigje: Për të rreshtuar të gjitha dobitë e këtij veprimi, mbushet një libër i madh, por në mënyrë të përmledhur do të shënoj një ose dy përfundime:
Së pari do të parashtroj përfundimet që
merren si parapagesë në këtë botë.