Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 92
(1-162)

Për shembull: Po qe se një mbret i famshëm ty të falë një mollë (1), në të ka dy lloje shijesh. Dashuria ndaj saj ndahet në dy pjesë;

E para: Është për vetë vlerën e mollës, prandaj e do atë, por kjo shije nuk ka lidhje fare me mbretin, sepse ti kur ke ngrënë mollën nuk e ke kujtuar fare atë, por shijen e saj. Kjo gjendje nuk i ka pëlqyer mbretit dhe është mërzitur prej teje sepse shija e mollës do të jetë e pakët dhe e përkohshme. Ajo vazhdon gjerë sa të soset molla dhe jo më tepër, kurse për ty fillon mjerimi kur mendon se ke hidhëruar mbretin.

E dyta: Shija e dytë e mollës ka vlera në atë se duke e ngrënë atë mendon se kjo mollë nuk i përngjan asnjë tjetre, sepse është dhurata e mbretit dhe duhet respektuar përmbi kokë. Në këtë situatë ky njeri përballë atij që thamë më parë, e do mbretin dhe e kujton atë, kur ha

mollën, që në këtë rast ka një shije të veçantë, saqë njëmijë të tjera së bashku nuk do të krahasoheshin me të. Ky shijim është një falenderim i pastër dhe tregon respekt dhe dashuri ndaj Mbretit.

Njëlloj si ky shembull, po qe se të gjitha frutat dhe mirësitë i do për bukurinë dhe shijen e tyre dhe në mënyrë të pakujdeshme i ha vetëm e vetëm për të shijuar vlerat e tyre materiale, kjo ngrënie dhe ky shijim shkon në llogari të nefsit. Duhet ta dish se këto shije mbajnë në vetvete hidhërime dhe janë të përkohshme. Po qe se këto fruta dhe dhurata i pranon si të dhuruara nga Krijuesi i Gjithësisë dhe Bamirësi i Mëshirshëm duke i vlerësuar dhe menduar se ato janë mrekulli Hyjnore, atëhere shijimi i tyre nuk ka hidhërim, përkundrazi një shije aq të mirë sa që me të gjitha shqisat duhet t’i shprehësh falenderimin.

E treta: Dashuria ndaj Emrave të All-llahut xh.sh. është shkallë-shkallë. Siç treguam edhe më parë, nganjëherë duke pasur edhe dashamirësinë ndaj veprave të Tija edhe Atë vetë e do. Nganjëherë ato i do sepse janë tituj të Përsosmërisë Hyjnore. Nganjëherë njeriu vëmendjen e vet e kthen nga gjerësia e nevojave të panumërta që ka dhe duke ia atribuar ato Emrave të Bukur, ndjen dashamirësi për Ta. Pra ky i do Ato nga nevoja.

Nuk ka ze