Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 89
(1-162)

Babain dhe nënën duaje, duke kujtuar se kush e ka dhënë atë mëshirë në duart e tyre për të të edukuar ty, atëhere ti do të duash më shumë Atë Dashamirës, që ua ka dhënë atyre këto cilësi. Pra kjo dashuri do të shkojë drejt Zotit xh.sh.. Drejtpeshimi i asaj që ke dashur për All-llahun xh.sh., del në shesh atëhere kur dihet që edhe kur plaken, ti ata i do edhe më shumë, kur e di që prej tyre nuk ke kurrfarë dobie dhe je i braktisur në vështirësi. Në këtë rast ke nderuar prindërit, pa u nisur nga gjendja e tyre fizike, por vetëm e vetëm për hir të Zotit xh.sh.. Më pas ky ajet na tregon se: ajet.............51

“Nëse njërin prej tyre,ose që të dy,e ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëhere mos u thuaj atyre «of-oh»” .

Në pesë shkallë e fton të nderojë prindërit. Këtu kuptohet nga pikpamja e Kur’anit, se sa është e rëndësishme vlerësimi i prindërve. Përkundrazi një dëm shumë i madh do të shkaktohej në qoftë se fëmija nuk do t’i përballonte me të mirë të gjitha të drejtat e prindërve. Me që ata dëshirojnë t’i shohin fëmijët e tyre më mirë se veten, përballë kësaj sakrifice fëmija kurrë nuk duhet të ngrejë padi se i ka mbetur pa plotësuar diçka nga prindi dhe se midis babait dhe fëmijëve nuk ka asnjë arsye që të bëhen debate. Arsyet e vërteta të debatit janë xhelozia dhe lakmia, të cilat asnjë baba ato nuk i ushqen kurrë ndaj fëmijës së tij. Këto mosmarrëveshje në përgjithësi vijnë nga mosnjohja e të drejtave të njëri-tjetrit. Fëmijës tek prindërit nuk i ka ngelur asnjë e drejtë pa u plotësuar që ta kërkojë atë më pas. Edhe sikur fëmija të shohë një padrejtësi tek babai i vet, nuk ka të drejtë të ngrejë krye kundër tij.

Domethënë: Kur kundërshton apo ndëshkon babain, ky fëmijë është një egërsirë, që ka marrur formën e njeriut.

Tani është momenti që të tregojmë se si ta duam fëmijën. Atë duhet ta duam sepse ai është një dhuratë e të Plotfuqishmit Bujar me mëshirë, kështu që kësaj dhurate duhet t’i afrohesh, ta duash, ta mbrosh dhe në këtë rast kjo dashuri të shprehet për All-llahun xh.sh.. Me këtë veprim ti ke treguar se këtë fëmijë e ke dashur për llogari të Tij.

Nuk ka ze