Gjithashtu në këtë botë që jetojmë, të gjitha bamirësitë dhe ushqimet janë një pikë e këtij emri".
Tani kujdes me ajetin: 25)
“Vërtetë Ne krijuam njerin në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira.”
Ky është një drejtpeshim që tregon kulmin e besimtarëve. Ajeti që vjen tregon rezultatin e përfundimit të jetës së njerëzve. Po ta vini re ajetit tjetër, thotë se: 20)
”Përmbi ta nuk qajnë as qiejt dhe as toka”
Mrekullia Kur’anore u vë vulën tregimeve tona që po krahasojmë deri tani, pra besimtarët dhe mosbesimtarët.
Të vërtetat e mrekullisë dhe të gojtarisë së ajetit të parë i kemi sqaruar gjerësisht në "Fjalën e njëmbëdhjetë" dhe kujt i intereson le t’i studjojë.
Këtu do të analizojmë vetëm disa pika të veçanta të ajetit të dytë që të sqarohet kuptimi i kësaj shprehje të lartë:
Kështu: Ky ajet me një kuptim të qartë thotë:"Kur vdesin mosbesimtarët, mbi ta toka dhe qiejt nuk qajnë". Mosbesimtarët i mohojnë detyrat e tokës dhe të qiejve, duke mos e ditur kuptimin e tyre i poshtërojnë dhe ua zbresin vlerat e tyre reale. Nuk e njohin mjeshtërinë e tyre dhe ndaj qenieve marrin pozicionin e armikut. Sigurisht për mosbesimtarët toka dhe qiejt jo vetëm të qajnë, por meqenëse kanë kundërshtuar Krijuesin i mallkojnë ato, dhe gëzohen kur të ngordhin. Në kuptimin e kundërt ky ajet thotë: "Kur vdesin besimtarët, toka dhe qiejt qajnë, sepse besimtari që ka vdekur i ka ditur detyrat, e ka vërtetuar rëndësinë e tyre dhe ka besuar se ato shprehin një domethënie, duke u thënë: "Sa bukur i ka krijuar Zoti dhe sa mirë shërbejnë nën urdhërin e Tij!" Në këtë mënyrë i kanë vlerësuar ato në shkallën e duhur në llogari të All-llahut xh.sh. dhe për dashurinë e Emrave të Bukur që pasqyrohen në Të. Nga ky sekret theksohet se kur vdesin besimtarët, tokën dhe qiejt i mbulon hidhërimi dhe ngashërehen.