Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 85
(1-162)

Me këto tregime e kuptuat shumë mirë se për çfarë arsyeje rruga e mosbesimit njeriun e hedh në poshtërim të thellë, që është edhe problemi më i mprehtë i racës njerëzore. Prej këtij pusi njeriun asnjë qytetërim, asnjë filozofi dhe asnjë përparim njerëzor nuk mund ta shpëtojë.

Me tregimet e Kur’anit të Bekuar, duhet të bindesh se kush beson dhe bën punë të mira, jo vetëm që shpëton prej pusit të thellë që përmendëm, por edhe ngrihet në lartësinë e lartësive. Këto çështje me argumente të thella Kur’ani i vërteton kur thotë se, njeriu shpëton nga ky pus i thellë, me anë të shkallëve të përparimit qytetar dhe të shkencave, me një kusht të vetëm duke e pajisur shpirtin dhe zemrën me ndjenja shpirtërore.

Besimi ia lehtëson rrugën e largët të përjetshme njeriut, sepse medoemos ka për të udhëtuar në mes të stuhive. Atij ia tregon mënyrën për të kaluar rrugën e njëmijë apo të pesëdhjetëmijë vjetëve, për një ditë.

Kur’ani i Bekuar i njofton njeriut Sulltanin e Pafillimtë dhe të Pambarimtë dhe e bën atë ndaj Tij një rob të ndershëm dhe një nëpunës të bindur. Kështu që njeriu në bujtinën e kësaj bote i beson All-llahut xh.sh.,udhëtimin e jetës së varrit dhe të asaj të përjetshme, do t’i kalojë me kënaqësi të zemrës, meqë detyrat i ka plotësuar, si një nëpunës i bindur i një mbreti, prandaj ky njeri në të gjitha rrethinat e atdheut, brenda kufijve të tij, me të gjitha mjetet e udhëtimit të atij vendi, aeroplan, anije dhe tren, shëtit pa kurrfarë pengese. Po kështu edhe ai njeri që i bindet Sulltanit të Pafillimtë dhe i nënshtrohet duke zbatuar urdhërat që ka dhënë Ai, megjithë kënaqësitë e kësaj jete dhe jetën e varrit, në të gjitha udhëtimet brenda kufijve të Mah’sherit, pra pas varrit në të gjitha vendet e gjera, udhëton duke shkuar në lumturinë e përjetshme me shpejtësinë e rrufesë dhe të "burakut" (Pejgamberi a.s. me të ka shkuar në miraxh). Këtë të vërtetë Kur’ani ua tregon besimtarëve dhe njerëzve të shenjtë e të devotshëm, duke ua vërtetuar me dokumente të forta.

Nuk ka ze