Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 82
(1-162)

Po qe se e adhuroni këtë botë,

patjetër do të vuani edhe ndëshkimet e saja, sepse në vend që të doni Zotin xh.sh., ju doni veset e nefsit. Atij nuk po ia jepni dashamirësinë e vërtetë dhe nuk po mbështeteni tek Pronari i Vërtetë. Në këtë mënyrë gjithmonë do të hidhëroheni. Në vend që dashurinë tuaj t’ia kushtoni funksioneve të Emrave të Bukur, ju ia kushtuat kësaj bote. Veprat dhe Artet e Tija ia dedikuat shkaqeve të panumërta. Disa prej tyre që keni dashur shumë duke ua kthyer shpinën juve, po ikën pa e kthyer kokën dhe pa iu thënë "mirupafshim!" Disa prej tyre nuk ju njohin, por edhe ata që ju njohin, nuk iu duan që edhe sikur t’iu duan nuk ju bëjnë dobi. Vazhdimisht pa shpresë do të vuani ndëshkimin e ndarjes, sepse me mosbesimin tuaj mendoni se i vdekuri kurrë nuk ringjallet. Kjo është edhe arsyeja që shpesh torturoheni, ngaqë mendoni se dashamirët largohen njëherë e përgjithmonë.

A e pe brendësinë e mosbesimtarëve që thonë se përsosmëria e njerëzimit, bukuria e qytetërimit dhe shijet e kënaqësisë, janë mbi gjithçka. Dëfrimet dhe dehja janë si një perde e përkohshme, për të mos e ndjerë dhimbjen e gjendjes së tyre. Thuaju "tuh!" mendjeve të tyre prej maskarenjsh.

Por bulevardi i gjerë i rrugës së Kur’anit të Ndritur, me të vërtetat e besimit, ia shëron plagët nga të cilat vuajnë rrugaçët e mosbesimit. Të gjitha errësirat që të kanë mbyllur në rrugën e keqe, i shpërndan dhe i shndërron në dritë,të gjitha dyert e shkatërrimit prapësive i mbyllë.

Kështu dobësitë, pafuqishmëritë, varfëritë dhe të gjitha nevojat e njeriut, shërohen atëhere kur ai mbështetet tek i Plotfuqishmi Mëshirëplotë dhe barrën e jetës dhe të trupit e mbështet tek Fuqia dhe Mëshira e Tij. Atëhere shpirti nën peshën e jetës nuk zhduket por e lartëson atë, duke gjetur një pozicion të lehtë.

Edhe vetë e kupton se njeriu nuk është ashtu siç thojnë filozofët materialistë, një kafshë që flet, por një mysafir i të Gjithëmëshirshmit.

Nuk ka ze