Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 80
(1-162)

Tani duhet ta pranosh se ky njeri nuk duhet të të dhimbset, sepse nuk e meriton dhimbshurinë, sepse këtë gjendje të tmerrshme e ka kërkuar vetë. Ky i ngjan atij krahasimit me ata dy personat që kemi treguar në "Fjalën e tetë", kur ranë në pus. Kështu një njeri hyn në një kopësht të bukur, ku ka gostitje të bollshme midis shokëve të dashur, ku zhvillohen lojëra zbavitëse, ekspozohen gjellë të shijshme dhe të shumëllojshme e të lejuara, por nuk kënaqet, dhe shkon e pi verën e ndyrë dhe haram, që e bën pijanec. Në këtë mënyrë ai e imagjinon veten në mes të dimrit, në një vend të ndyrë dhe në mes të egërsirave. Pikërisht ky njeri, do të bërtasë duke u dridhur, por askujt nuk i dhimbset. Sepse dashamirët e tij fisnikë, ai i konsideron egërsira dhe fillon t’i shajë e t’i fyejë. Edhe enët e bukura dhe të vyera i imagjinon si copa guri, gjellët i derdh dhe enët i thyen. Kuvendimin dhe librat e bukur me faqet plot kuptim, duke i konsideruar si gjëra të pakuptimta dhe të thjeshta, i shqyen dhe i hedh nën këmbë duke vazhduar më tej. Ky njeri nuk të dhimbset fare, por ndoshta për të do të thuash se e ka merituar një dënim të rreptë. Po kështu edhe dashakeqësia e njeriut që e ka zgjedhur vetë atë, e shtyn të futet në rrugën e mosbesimit, si të dehur dhe rrugaçë të çmendur. I mjeri, nuk po bindet për Mjeshtrin e Ditur që është Zoti xh.sh. i kësaj bote,të cilën e ka krijuar si një vend të gostive të bukura.

Ai duke i imagjinuar se këto qenie janë të rastësishme, apo që ato i ka krijuar natyra, nuk mundet ta kuptojë se të gjitha qeniet janë reflektime ku pasqyrohen të gjitha Emrat e Bukur. Me kalimin e kohës ato e kryejnë detyrën dhe shkojnë në vende të padukshme. Zoti xh.sh. ato i ka dërguar për t’i freskuar dhe çliruar vendin për ato që ka caktuar që më parë. Këtë të vërtetë ky i çmendur nuk po e kupton dhe gjendjen ku ndodhet e quan si një zhdukje dhe shkuarje drejt asgjësë. Të gjithë zërat që janë si një "tesbih" ndaj All-llahut xh.sh. ai i imagjinon si zëra të ndarjes dhe pikëllimit. Faqen e botës që është një shkrim dhe qëndisje e "Nakkashit" (Qendistarit) Madhështor, e imagjinon sikur është një gjë e thjeshtë dhe e pakuptimtë, bile edhe bulevardin e madh.

Nuk ka ze