(Nga shtojca e Kastamonusë)
Kur dëgjoi prefekti fjalët e vajzës, përkundrejt mërive të huaja, vrapon në dhomën e Saidit të ri, të ndershëm e me namus dhe i thotë:
“Secili ka një prijës, e prijësi im je ti!”, - dhe pastaj ia puthë edhe dorën. Pas kësaj ngjarjeje, nderi dhe respekti i prefektit ndaj Saidit dyfishohet.18
Bediuzzamani vetë thotë këto fjalë:
“Kush e ka lexuar biografinë e jetës sime e di mirë se para pesëdhjetë e pesë vjetëve, duke qenë në moshën njëzet vjeçare, për respektin që kishte ndaj diturisë, me ngulm m’u lut pashai që të banoja në shtëpinë e tij. Aty qëndrova dy vjet dhe ai kishte gjashtë vajza, tre ishin më të vogla, të tjerat më të mëdha.. Të mëdhatë, as për dy vite që qëndrova në shtëpinë e tij, nuk i njoha, se cila ishte e madhja apo e dyta, sepse nuk i shikoja me vëmendje që t’i njoh. Është për t’u habitur se pati ardhur tek unë një mysafir që ishte edhe teolog dhe për dy ditë secilën vajzë mundi t’i dallojë nga njëra-tjetra se cilat janë. Shokët që kisha pranë duke u habitur me këtë gjendje timen, më pyetën:
- Përse nuk i shikon?
I thashë atyre:19
- Nuk më lejon t’i shikoj nderi i diturisë.”
Para dyzet vjetësh, në një festimin e ermenëve, në Kaðëthane të Stanbollit djathtas e majtas në breg detit ishin ulur mijëra vajza e gra gjysëm lakuriqe të romëve dhe të ermenëve,
Sajjid Taha dhe deputeti Haxhi Iljasi më hipën në një barkë që të shëtisim bashkë pranë atyre femrave,. Unë nuk e dija që ata më kishin marrë me qëllim që të më kontrollojnë mua ( më kishin kontrolluar me roje) nëse unë do t’i shikoj ato femra. Ndërsa pas një orë shëtitjeje ata vetë pohuan që më kishin kontrolluar dhe më thanë; “Ne u habitëm prej gjendjes tënde që nuk i shikove fare ato”. Atyre u thashë: Unë nuk i dua gjërat e panevojshme se ato janë shije e qejfe me gjynahe që më në fund më shtyjnë që të pendohem. (Nga jeta e autorit)