Ne jetën shoqërore është tronditur fuqia më e rëndësishme, mëshira dhe nderimi.
Në ndonjë vend me ankesa të prindërve për fëmijët e tyre po dëgjohen rezultate shumë negative. E falenderoj shumë All-llahun e Madhëruar se Risale-i Nuri është duke qëndruar shumë mirë ndaj këtyre shkatërimeve në ato vende që ka hyrë. Anarkistët mizorë, mosbesimtarët me gjynahe të ndryshme janë duke shkatërruar e prishur moralin e muslimanëve. Në këtë rast ka marrë plagë kalaja e Kur’anit që ka dalë në shesh si drejtësi e Muhammedit (a.s.m.) Zullumqarët e sotëm që kanë hapur plagë të mëdha ngjanin zullumqarëve që titullohen “ Je’xhuxh” dhe “Me’xhuxh”” që kanë shkatërruar “seddi zulkarnejnin” (murin e Kinezëve që ka ndërtuar Zulkarnejni).
Si Je’xhuxhi e Me’xhuxhi që e kanë shkatëruar murin e Seddi Zylkarnejnit, njësoj edhe drejtësia e Muhammedit (a.s.m.), pra kalaja e Kur’anit me shkatërrimin e zullumqarëve mosbesues, në një formë më ashpër ka marur plagë, nga anarkizmi që bënë ata në moral.
Në këto ngjarje, lufta shpirtrore e nxënësëve të Risale-i Nurit Inshall-llah do të bëhet e vlefshme dhe plotë me sevape si në kohën e Sahabeve që e kanë luftuar imoralitetin njerëzimit duke ua sjellur paqë e qetësi.
Vëllëzër të nderuar! Në një kohë të tillë, për t’u bërë ballë këtyre ngjarjeve të tmerrshme, pas sinqeritetit ndaj Zotit të Madhëruar, ne na vlejnë përpjekjet, “bashkpunimi shpirtëror”. Si në fletoren e sevapeve, ku regjistrohen dhe përshkruhen këto vepra me laps, njësoj edhe me gojë duke u lutur për njeri-tjetrin, dërgohet mbrojtje dhe ndihmë në kalanë e devotmërisë së vëllezërve. Veçanërisht në këto muaj të madhërueshëm dhe këto ditë fisnike unë dua të më dilni zot duke u lutur dhe të më ndihmoni ndaj sulmeve që vijnë si stuhitë, se ata kanë si qëllim kryesor të dobëtin dhe të varfërin. Kjo juve ju ka hije sepse jeni mirëbërës dhe heronj besnikë. Me shpirt nga ju jam duke u lutur për ndihmën shpirtërore edhe unë, me kusht që të jeni të sinqertë në shërbimin e besimit, ju që jeni nxënësit e Nurit nganjëherë; 100 herë në ditë edhe juve ju shoqëroj në fitimin e sevapeve.
Said Nursi