(Nga shtojca e Kastamonusë)
Si shumica e Hafizëve, edhe një nxënës i Nurit më tha: Çfarë të bëj, tek unë po shtohet sëmunda e harresës?!”
Atij i thashë: Sa ke mundësi ruaju e mos shiko femrat që janë haram për ty. Sepse transmetohet, siç ka thënë edhe Ýmami Shafija “Shikimi në haram të jep harresë.”
Ja pra, nëpër vendet e muslimanëve kur shtohet shikimi në femrat huaja, atëhere duke u entuziazmuar ngadhnojnë dëshirat veseve epshore. Në këtë rast (edhe po u mbrojte nga harami) e shpërdoron trupin, për një javë detyrohesh të bashkohesh disa herë, dhe të bëhesh për gusul
Për kujtesën e njeriut edhe në pikëpamjen mjeksore kjo është e dëmshme.
Ja pra në këtë shekull nga lakuriqësia e grave, veçanërisht nëpër këto vende të nxehta, shikimi i femrave të huaja po bëhet shkak i shpërdorimit të trupit, Në këtë rast po del përfundimi me harresën e përgjithëshme. Dikush pak, dikush më shumë secili po ankohet nga sëmundja e harresës. Pra kjo sëmundje po e nxjerrë në sheshë sekretin e kuptimit të hadithit të Pejgamberit(a.s.m.) që thotë: “Në kohën e fundit Kur’ani do të tërhiqet nga gjoksi i hafizëve, dhe do ta harrojnë.”
Domethënë kjo sëmundje do të tmerrojë disa njerëz, dhe shikimi në haram do t’i pengojë të behen hafiza, duke sqaruar kështu kuptimin e hadithit të Pejgamberit
( Kjo letër shumë është e rëndësishme)
Të nderuar vëllëzërit e mi të sinqertë!
Në këto ditë mendova, se për çfarë në pamjen e Kur’anit, pas besimit për njëherë i jipet rëndësi devotshmërisë ndaj All-llahu xh.sh.. “Ameli salih” (Të bëjsh urdhërat e Zotit). “Takvaja” (Të mbrohesh nga ndalesat e Zotit);( nuk dimë nëse gjuhën shqipe devotshmëria e plotëson këtë fjalë) Gjithnjë të mos bësh gjynah parapelqehet ndaj bërjes e sevapeve; veçanërisht në këtë kohë që na kanë ngadhnjuar shkatrimet e mëkatet, që të shpetojm prej tyre duhet të mbështetemi tek mos bërja e gjynaheve, se në këtë kohë ajo shumë vlenë. Sepse në ditët e sotme për të shpëtuar nga rryma të tmerrshme negative, devotshmëria vlen shumë.