Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 72
(1-162)

Nga këto mendime që kanë e humbin edhe sinqeritetin në punët e ahretit. Pra me këto mendjemadhësi i mbyllen sytë dhe nuk e sheh rrezultatet e punëve të vehta që do t’i paguhen në të ardhmen. Në këtë rast ngjitet shijeve të gatshme dhe bie i mundur nga veset e këqija dhe sillet si ai që ka humbur rrugën. Duke u mashtruar nga ligjet e veseve, për shijen e periudhës së një ore së vetme, duron torturën e gjatë të burgut shumëvjeçar. Për kryelartësinë apo hakmarjen e një minuti të vetëm, vuan dënimin e dhjetë viteve burg. bëhet i ngjashëm me atë fëmi që për një kokërr sheqer e shet librin që po meson në shkollë. Bile për të kaluar dhe plotësuar deshirat e veseve, të edhe jep veprat e mira që janë në vlerën e diamantit. Kryelarti, duke pëlqyer unin nuk mund t’i dallojë shijet e pakta që janë në vlerën e cepëve qelqit të thyer me ato që i sjellin fitim e begati të mëdha.

(Nga mesnevi-i Nurijje)

Dije o vëlla i nderuar!

Gjendja ime përngjan kuptimit të kësaj vjershe që thotë:

“Syte e mi patën fjetur në kohën e rinisë që i ngjan natës;, u zgjova me mëngjesin e pleqërisë” Sepse në moshën e rinisë mendoja se kam arritur në kulmin e zgjimit. Tani po e kuptoi se: Ai s’ishte zgjim por ishte shtresa më e trashë e gjumit. Prandaj, disa njerëz që gjoja janë të qytetëruar dhe duke u lavdëruar asaj i thonë jeta e ndritshme, sigurisht kjo jetë e tyre i përngjan jetës së rinisë sime.

Gjendja e tyre i ngjan atyre që, gjoja i ka dalë gjumi dhe ëndrën ua tregojnë dikujt tjetër. Ndërsa shembulli i zgjimit të tyre na tregon se ato nga shtresa e hollë kanë rë në shtresën më të trashë të gjumit. Ky njeri është si ndonjë i vdekur. Pra, a ka mundësi ky njeri të zgjojë të tjerët që tani janë të përgjumur?

Or ju që duke qenë në gjumë mendoni se jeni i zgjuar! Në punëra të fesë, mos iu afëroni atyre që vehten konsiderojnë të qytetëruar. Sepse është thelle lumi shumë që qëndron ndërmjet nesh.

Nuk ka ze