Princ BÝSMARKU
*******************************Unë them se, meqë kjo botë është e përkohshme dhe meqë mosha është e shkurtër dhe meqë punët e vlefshme janë të shumta, meqë jeta e përhershme këtu do të fitohet, meqë kjo botë nuk është pa Zot, meqë në këtë bujtinën e vizitorëve gjykon një Gjykatës i Gjithëdijshëm dhe meqë nuk do të mbesin as të mirat pa shpërblim dhe as të këqijat pa dënim dhe meqë me sekretin e ajetit:
Ajet“All-llahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij”. (Bakara, 286); nuk jemi të obliguar me atë që s’mund ta përballojmë dhe meqë rruga e sigurtë preferohet ndaj asaj të rrezikshmes dhe meqë vlera e pozitave të kësaj bote vlen vetëm deri tek varri; atëhere me siguri është fatbardhë ai që për jetën e shkurtër, nuk e harron jetën e përhershme, jetën e paskajshme nuk e sakrifikon për këtë të përkohshme dhe nuk e prish jetën e përhershme dhe jetën e kësaj bote nuk e harxhon në vende boshe. Ai duke e pranuar veten si mysafir, të mos kundërshtojë urdhërat e të Zotit të shtëpisë dhe në këtë mënyrë me një besnikëri të madhe mund ta hapë derën e varrit që të hyjë në lumturinë e përjetshme.
PYETJE E SHTATË
AJETÝ 16)
A është ky një Hadith? Dhe çfarë qëllimi ka kjo fjalë?!
Përgjigje: Më kanë thënë se është Hadith. Dhe ka këtë qëllim: “I riu më fatbardhë është ai që jeton si ndonjë plak duke menduar vdekjen dhe përpiqet që të mos humbë ahiretin; mbrohet të mos e pushtojnë veset epshore dhe pakujdesia e rinisë. Dhe plaku më i keq ai është që jeton duke u përpjekur t’i ngjajë të rinjve që mashrohen prej veseve dhe jeton si fëmi që duke mos u kujdesur u dorëzohet veseve epshore”
Pjesa e dytë e tabelës- pllakës tënde që e ke të varur, mban këtë kuptimin të vërtetë që: Edhe unë mbi kokën time e kam varur atë si një pllakë të rëndësishme që, çdo mëngjes e mbrëmje, duke parë atë po marr mësimin tim:
“Po qe se don një mik, të mjafton All-llahu”.