“O Muhammed:
Për arsye se nuk kam patur fatin të përjetoj shekullin tënd jam shumë i mjeruar. Njerëzimi njëherë ka parë një fuqi si Ti! Më nuk do të mundë ta shohë! Prandaj unë, duke treguar ndaj Teje nderim e respekt, përkulem para Teje.” Dhe ka nënshkruar Princ Bismarku(*)(*) Sýç kam shënuar edhe në letrën e Ahmedëve, në librin “Prijësi i rinisë” le të regjistrohet edhe kjo ndodhi e vërtetë e Bismarkut.
Unë i vertetova fjalët e tyre dhe thashë:
Bismarku ka qenë mendimtari, filozofi, politikani dhe personaliteti më i madh i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Jo vetem ky lajm, por janë edhe disa të tjerë që na gëzojnë, sepse edhe bota islame nëpër disa vende po fiton pavarësinë dhe shtetet e huaja janë duke kërkuar të vërtetat e Kur’anit, si në lindje ashtu edhe në Perendim. Në favor të Kur’anit është një rryma e madhe dhe filozofi madh dhe i famshem të Amerikës “Mister Karlajli” që duke i dalë zot Kur’anit ka folur njësoj si Bismarku. Duke dhënë vendim e pretekst ka thënë kështu:
“Librat e tjerë nuk mund të arrijnë Kur’anin në asnjë drejtim. Ai është fjala e drejtë. Duhet të dëgjojmë Atë. Ne këtë e kemi shkruajtur edhe para tridhjetë vjetësh në veprat e vjetra, pra në komentin “ISharatul Ixhaz” që është në arabisht. Sepse, na shtojnë edhe më shumë gëzimin këto fjalë të vërteta të këtij personi të famshëm duke parë që nëpër çdo anë me shpejtësi të madhe po shtohet edhe ngadhnjimi i Risaleve. Këto shenja, po na paralajmërojnë se edhe nëpër vendet e huaja do të dalin shumë Bismarkë dhe Mister Karlajle. Këto paralajmërime po jua dërgon si një dhuratë bajrami sepse këto mbajnë gëzime të mëdha.
Të gjithëve ua përshëndes Bajramin!
Vëllai i juaj Said Nursiu