Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 65
(1-162)
FRUTA E MONDÝT TË ZÝ
(Saidi i vjetër këto fjalë ika folur në majën e Mondit fisnik)
Para meje nuk është Zija Pashai por adhuruesi i Europës.
Folësi s’është nefsi im, por ështe zemra ime që flet në emër të nxënësëve të Kur’anit.
***
Mos u habit që të tërhiqesh se këto fjalë janë të vërteta.
Mos u mashtro mendimeve të huaja se është devijim, atyre mos ua vë veshin se të shtynë të pendohesh.
***
Logjika është flamurtari i flaktë, që duke tmerruar gjithmonë thotë “Oh i mjeri, unë po habitem.Nuk di se kujt e nga kush të ankohem”
***
Unë them se: Kur’ani po më shtyn të them.
Unë nuk habitem si ti, tek Ai i ankohem për fatkeqësirat që vijnë nga Ai.
***
Nga shtrëngimet që vijnë nga Zoti, bërtas tek dera e Tij, nuk e tejkoloj si ti,
Unë nuk iki si ti. Sepse: Ideja ime zgjatet deri në qiell.
***
Unë nuk e ha fjalën si ti. Sepse idea e Kur’anit nga njëra dritë shkon në dritën tjetrër.Dobia dhe e vërteta është në Kur’an; për këtë unë nuk e vlerësoj fare filozofinë e kundërt.
***
Unë e përqafoj Kur’anin, Atë nuk e shes si ti, sepse Ai është diamanti i vërtetë, nga krijesat sodisi të vërtetën, nuk devijoj si ti.
***
Unë fluturoj nëpër rrugë me ferra, nuk i shkel si ti. Nga toka e deri në qiell falenderoj Zotin, nuk kundërshtoj si ti.
***
Vdekja është miku im, prej saj , nuk trembem si ti.
Unë duke qeshur hyj në varr, nuk trishtohem si ti.
***
Unë varrin nuk e shoh si ti që e konsideron bujtina e egërsirave dhe fyti i zhdukjes; ai është një dashamirës që më bashkon me miqët; atij nuk i hidhirohem si ti.
***
Ai nuk më shqetëson, sepse është dera e mëshirës e dritës dhe e drejtësisë, Me emrin e Zotit duke mos trishtuar e mos parë mbrapa trokas në atë derë.(Shënim-1)
***
Mua nuk më vjen vështirë, unë nuk trishtohem, duke falenderuar shtrihem dhe qetësohem në varr. Me borinë e “Israfilit “ ringjallem duke thënë:” All-llahu është më i madh” (Shënim-2)
***
Jam në strehimin e Kur’anit dhe më mbron mëshira Hyjnore, për këtë unë nuk shqetësohem; për të shkuar në hijen e Gjithëmëshirshmit pa u ndalur do të fluturoj. Nuk habitem si ti.
***
(Shënim-1) Duke u trishtuar nuk them “i mjeri unë “dhe të iki mbrapa.
(Shënim-2) Në varr do ta dëgjoi Ezanin e Melekut Israfil që të shkoi në mahsher, duke thënë: “All-llahu është më i Madh” do të ngrihem, nuk tërhiqem nga namazi dhe tubimi i mahsherit të madh
Nuk ka ze