Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 62
(1-162)

Ajri në momentin që përcjell zërat në të njëjtin çast përcjell edhe rrymën elektrike dhe forcat tërheqëse. Ai në të njëjtën kohë u sjell erën bimëve dhe kafshëve, duke kryer detyrën e pllenimit të bimëve. Pra atomet e ajrit në të gjitha nevojat e domosdoshme atribojnë me një persosmëri të jashtëzakonshme, duke kryer detyrat e tyre. Tani me këto detyra të treguara më parë, vërtetohet se kozmosi është një “Arsh” i urdhërit dhe vullnetit të All-llahut (xh.sh.). Tani me këto tregime kuptohet se nuk është e mundur që nëpër gjithësi të sundojë rastësia e çthurur, fuqia e verbër, natyra e shurdhër, shkaqet e ngatërruara të paqëllimta dhe elementet injorantë të dobët e të pashpirtë, ato janë vetëm një krijesë e jo Krijues. Në këtë mënyrë e kuptova se secili atom dhe cep i ajrit, me gjuhën e gjendjes së tij thotë ajet: 14 )

dhe (La ilahe ilall-llah-S’ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe aje (Kul hu vall-llahu ehad-Thuaj që All-llahu është Një). Kurse tek (Huve-Ai), pashë çelësin e anës së dukshme të këtyre çudirave. Njëlloj edhe për botëra të padukshme (Ai) është një çelës. Nga ana e fshehtë nuk u lejova që të vazhdoj më tej.

Të gjithëve mijëra selam!

Vëllai i juaj

Said Nursi

Nuk ka ze