Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 61
(1-162)

Duke filluar nga ky ekuilibrim, fillova të udhëtoj në mend në shtresa dhe në elementet e ajrit, me çelësin dhe busullën (e Tij), në secilin cep dhe në brendësinë e secilit atom, pashë mijëra pika, germa apo fjalë të ndryshme, që përsëri nuk ngatërrohen, rregulli i tyre nuk prishet, bile ato duke kryer detyra të ndryshme dhe të shumta përsëri krijojnë pa u ngatërruar fare dhe megjithëse atomi më i vogël mban pesha të rënda, përsëri nuk tregohet i dobët dhe nuk ngelet mbrapa, e kështu ua dërgon tek gjuhët interesante, tek veshët e vegjël të atomeve të ajrit, me një përsosmëri superiore, duke hyrë dhe dalur, pa fare ngatërrim. Ato copa dhe atome të ajrit, duke krijuar këto punë të mahnitshme, duke u sjellur dhe lëvizur andej-këndej dhe duke dëshmuar ajet 14 ) (La ilahe ilall-llah-S’ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe me fuqinë e ajet: 14 ) (Kul hu vall-llahu ehad-Thuaj që All-llahu është Një), mund të ecin dhe lëvizin atomet e ajrit, duke formuar stuhitë, vetëtimat dhe rrufetë, brenda përplasjeve të valëve me një lëvizje të shpejtë e të ndryshme. Rregulli i tyre nuk prishet dhe ato në drejtimet e tyre nuk gabojnë, njëra punë nuk i bëhet peng tjetrës.

Pra, ose do të themi se secili atom apo secila pjesë e ajrit, ka dituri gjeniale dhe mban një vullnet të mprehtë dhe një fuqi të pasosur që sundimi i tyre ishte në gradën absolute apo secili atom do të ishte i nënshtruar shokut pa fare kundërshtim. Për këtë, asnjë “shejtan” nuk mund të thotë se atomet e ajrit mund të bëhen vetvetiu, sepse ajo është një e pamundur aq sa numri i vetë atomeve. Nga kjo del se këto vepra të mrekullueshme padyshim janë të All-llahut të Madhëruar, dituria e të Cilit është e pafundme dhe Ai i shkruan këto me lapsin e caktimit të Tij. Fuqia e Tij përfshin horizontet e qiellit, e cila për to është një faqe e shndërrueshme si një dërrasë e zezë shkollore, ku në të shkruhet dhe fshihet.

Elementet e ajrit vetëm me detyrën e bartjes së zërave, tregojnë ekzistencën e All-llahut (xh.sh.) që është vetëm Ai që i bën këto çudira. Tregimi i mëparshëm tregon të pamundurat e panumërta të të devijuarëve. Një nga detyrat e rëndësishme të ajrit është gjithashtu edhe bartja e rrymës elektrike, forcat tërheqëse dhe drita.

Nuk ka ze