Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 58
(1-162)

Edhe pse nuk i kemi parë këto vende, njëlloj si zbulimin e Amerikës që e dëgjojmë prej dikujt, ne besojmë për ekzistencën e saj, tek jeta e amshuar dhe e pavdekshme, tek Xhenneti dhe Xhehennemi. “Fjala e njëzetegjashtë” është Risale-i Kaderi (mesazhi i caktimit të Zotit). Ajo tregon themelin e besimit, përcaktimin e Zotit. Indirekt ajo tregon edhe Tubimin e Ringjalljes, si dhe shpërndarjen e fletëve për peshën dhe vlerat e veprimeve. Këto do të peshohen dhe maten në Peshoren e Madhe. Të gjitha këto shfaqen para syve tanë dhe tabela e peshave shfaqet për secilin. Gjithashtu edhe biografia e secilit është shkruar në kujtesë. Përpos këtyreve edhe jeta e bimës në farëra dhe e drurëve në bërthamën e frutave, është shkruajtur si në një fletore të veçantë, duke dhënë një panoramë të qartë të mbrojtjes nga All-llahu i Madhërishëm. Në të vërtetë ky përcaktim i gjerë duhet të shënohet për llogaritjen e një programi konçiz për veprimtarinë e njeriut. Mbi të gjitha, kjo është një fletë garancie për vetë njeriun dhe jetën e tij, sepse aty pasqyrohet i gjithë qëndrimi dhe sjellja e tij, gjë që do të duhet më pas për jetën e përtejme si dokument bazë. Me këtë dokument ai do të dalë përpara Gjyqit të Madh, ku do të vendoset për shpërblimin e vazhdueshmërisë së jetës apo dënimin e paskajshëm, që do ta hidhërojë së tepërmi. Ky regjistër duhet dhe është i domosdoshëm. Po të mos ekzistonte ai, si dhe mbrojtja e rreptë, çdo gjë do të ishte e pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike. Po të mos bëhej Ringjallja ashtu siç është përshkruar me lapsin e caktimit, çdo gjë do të ishte e palogjikshme dhe një tirani e madhe.

PËRMBLEDHJE: “Pesë Themelet” e besimit, me tërë argumentet e tyre vërtetojnë tubimin e Ringjalljes, të vërtetën mbi Të dhe shpalljen e Tij, vërtetojnë jetën e Mbrapme si dhe dëshirën e zjarrtë për Të. Me këto argumente përforcohet edhe më tepër, sepse ato janë shtylla të forta e të parrëzueshme. Duhet të dimë se pjesa e tretë e Kuranit Famëlartë, përmban jetën e vërtetë, Ringjalljen. Secili argument është një gur në themelin e të vërtetës ku ajo është ndërtuar.

Nuk ka ze