Zoti i gjithësisë, nga të gjitha krijesat e Veta, ka parapëlqyer njeriun. Atij i ka kushtuar shumë rëndësi dhe i ka ofruar pozita të larta. Në këtë stad të tij, njeriu duke besuar në dashamirësinë dhe edukimin e Zotit, i përulet dhe e nderon Atë, prandaj dhe e meriton pëlqimin e Tij. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai, njeriu ka zënë vendin që meriton.
Profetët dhe njerëzit e shenjtë, janë më të devotshmit e Zotit dhe Ai i ka shpërblyer ata, duke iu dhënë shenjtërinë (kurse kundërshtarët e tyre i ka dënuar gjithmonë).
Imami dhe Lavdia e të gjithëve, është Muhammedi Alejhissalatu uesselam, që është zgjedhur midis njerëzve të shenjtë, si më i preferuari. Më shumë se gjysmën e botës, për shekuj me radhë, Ai e ka ndriçuar me Dritën e fesë islame. Një të pestën e njerëzimit me “Nurin” e Tij e ka ndriçuar. Njëlloj sikur kjo botë të ishte krijuar për Muhammedin (a.s.), qëllimet e Zotit nga feja dhe Kur’ani i Tij, janë shpallur me shërbimet e tij të vlefshme. Ai e ka merituar plotësisht të shpërblehet me miliona vjet,apo mbase pafundësisht edhe pse ka jetuar vetëm gjashtëdhjetetre vjet. Jeta e Tij ka qenë e mbushur plot me vuajtje, luftëra dhe hidhërime. Me këto merita, a mund të gjejë tjerër njeri një argument, që të provojë se Ai, Muhammedi (a.s.) nuk e meriton Pavdekësinë? Të njëjtin shans të mos e kenë edhe shokët e dashamirët e tij? Ai rron shpirtërisht tek secili.Duke ndërruar jetë, nuk do të thotë se Ai mbaroi përfundimisht. Kjo nuk pranohet kurrën e kurrës! Të gjithë njerëzit kërkojnë nga Zoti, që dashamirët dhe të dashurit e tyre të ringjallen. Kjo është vërtetuar edhe në “Rrezen e shtatë”, tek “Argumenti i Madh”, i përbërë nga tridhjetë argumente gjithsej.
Secili argument është sa një mal i lartë. Në këtë libër kam theksuar se gjithësia ka dalur nga një dorë dhe është pronë e saj. Ajo është një përsosuri Hyjnore. Në të gjitha argumentet, vërtetohet Njësimi i Zotit. Vetëm Zoti është Ai që mund të krijojë të gjitha gjallesat e kësaj bote. Secila nga këto gjallesa është një shërbyes, dëgjues dhe ushtar i bindur. Me realizimin e Ringjalljes kjo krijesë siguron jetën e pafundme, shpëton drejtësinë e vërtetë nga abuzimi i padrejtësisë, si dhe Diturinë e All-llahut xh.sh. nga rëndomësia dhe thjeshtësia. Çdo krijesë e ka për detyrë që Mëshirën e Tij të Gjerë, ta ndajë nga mizoria dhe nderin e pastër nga zhvlerësimi.