O Zot, për nder të atyre që na kanë dhënë mësim dhe na kanë ushtruar neve dhe nxënësit e Risale-i Nurit, sillna besimin e plotë dhe bukurinë e përfundimit të kësaj jete, gjithashtu Perjgamberin (a.s.) dhe mësuesin silli që të bëhen përmbi ne, duke mbetur ndimësat e Tu të zellshëm! Amin!
Kur’ani Famëlartë dhe të gjitha librat e shenjtë, duke deklaruar mrekullitë e profetëve, sidomos të Hz. Muhammedit (a.s.), veçanërisht përshkohen nga ideja unike e ekzistencës së Jetës së Përjetshme. Po kështu edhe shenjat dhe argumentet e tjera, vërtetojnë ekzistencën e Zotit si dhe Njësimin e Tij si i Përveçëm. Po kështu edhe vetë Hyjnia e Edukatorit e dëshmon ekzistencën e Jetës së Kënaqësisë së Përjetshme.
Në tregimin e mëposhtëm, do të tregojmë dhe vërtetojmë se prania e Emrave të Bukur, si dhe edukimi i Emrave Hyjnor: Rrahim, Inajet, Hikmet, Adalet etj, për jetën e sotme dhe të mbrapme, janë të nevojshëm sepse ato dëshmojnë vendin e shpërblimit apo të dënimit.
Përfundimisht, po qe se ekziston një Zot i Pafillim dhe i Pambarim, patjetër që Ai duhet të ketë edhe një Mbretëri në jetën e Përhershme. Në gjithësi dhe tek të gjitha qeniet, ekziston një Edukim Absolut, që duket qartë. Po qe se Edukimin e Tij do ta pranojmë që të mos poshtërohemi, Diturinë e Tij për të mos qenë të mefshët dhe Mëshirën për t’i shpëtuar krimit,
patjetër që do të gjendet një vend për ne, në Përjetësinë e Lumtur.
Duke parë bamirësitë, dhuratat, bujarinë, ndihmën dhe mëshirën e qartë, mendjet e shëndosha dhe zemrat që rënkojnë akoma, e kuptojnë se pas perdes së tyre ndodhet një Zot i Gjithëmëshirshëm.
Me këtë besim e shpëton bamirësinë nga ironi-talljet, dhuratën nga mashtrimi, ndihmën nga armiqësia, mëshirën nga tortura, bujarinë nga tradhëtia dhe gjithashtu e shpëton shpirtin nga tortura që të shkosh në jetën e lumturisë.
Në stinën e pranverës, në faqen e ngushtë të tokës, mijëra libra të koklavitur janë shkruar me lapsin e një fuqie të madhe. Po me këtë fuqi ata ndahen dhe rreshtohen përbri njëri tjetrit. Ne e shohim këtë me sytë tanë, sa herë që ndërrohen stinët.