Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 55
(1-162)

Pikërisht ky njeri sjell për nga vetja, çdo veprim të logjikshëm. Shpall dhe reklamon besimin dhe përfundimin. Ai është Kalifi i kësaj bote dhe shpall e propagandon lëvdatat bashkë me besimin ndaj Zotit, Krijuesit të tij. Këtë qëndrim të tij, ai e pasqyron edhe në shkencën dhe artet e tij, sepse nëpërmjet tyre, ai ka skalitur edhe Bukuritë e Mjeshtrit të vet, duke i shpallur ato. Për këtë arsye, dënimi për mëkatet është lënë për më vonë dhe për shërbimin e fundit ka një afat të përcaktuar.

Bijtë e Ademit,në këtë gjendje janë,ashtu siç thamë më lart. Ky është edhe shkaku i dobësisë, varfërisë dhe hidhërimit të tyre. Kjo botë e begatë, me miniera dhe bujqësi të zhvilluar është krijuar e tillë për dobinë e tyre. Zoti e ka krijuar këtë për të jetuar njeriu jetën e kësaj bote, ndaj ajo i ngjan një hambari të mbushur plot e përplot, me të gjitha mirësitë. Kjo tregon kujdesin e Tij të Madh dhe Dashurinë e Pakufishme që ka për krijesën e Vet më të preferuar, njeriun. Duke e dashur kaq shumë njeriun, All-llahu i Gjithëmëshirshëm, i ka plotësuar të gjitha dëshirat e Tij. Ai për të ka krijuar botën e pavdekshme dhe vendin e përjetshëm. Këtë Ai e ka bërë me një Drejtësi të Kulluar dhe Dituri Universale. Sundimi i Gjithëpushtetshëm dhe Mbretëria e Tij, nuk i plotëson dëshirat e njerëzve vetëm në këtë jetë të përkohshme. Ai nuk torturon as nuk tradhëton, nuk hedh baltë mbi drejtësinë, që kështu të mohojë bukuritë, rregullat dhe mirësitë që ka. Njeriu me mosbesimin ndaj Krijuesit,e ka fyer Mirëbërësin e vet.

Domethënë: Nga kjo botë të gjitha tipet dhe karakteret e njerëzve, si katili, ziliqari, zemërligu, i poshtëri dhe i shtypuri pa marrë hakun nga njëri tjetri,po largohen dhe të duket sikur në përfundim të tyre, vdekja e gjithësecilit është e njëllojtë dhe nga kjo botë i shtypyri nga mizori shkon pa

marrur të drejtën e vet. E kupton edhe vetë se Drejtësia e Zotit xh.sh. të Madhërishëm,nuk e lejon këtë gjë. Në botën tjetër me siguri Ai do të hapë një Gjykim të Madh, ku secili do të marrë atë që meriton, ferrin apo parajsën.

Nuk ka ze