All-llahu ka premtuar po me këtë lapës që ka vizatuar këto bukuri, të cilat janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që do të shihni në botën tjetër. Ai do të pikturojë një vend më të bukur, me tërë shkëlqimet, më të gjerë e më të rregullt. Do të shkruajë një Libër të Pavdekshëm, Librin e Madh të Tubimit të Ringjalljes dhe shenjtërinë e atyre që do të lexoni. Aty në atë Tubim, regjistri i madh i veprimeve të njerëzve, do të lexohet dhe do të sqarohet.
Kjo botë është shtëpia, fillimi i jetës, fabrika dhe panorama e zotëruesve të shpirtrave. Në të jetojnë të gjitha qeniet e gjalla, të mijëra llojeve. Kjo nuk është e qëndrueshme dhe vazhdimisht shndërrohet. Megjithatë kjo botë është zemra e të gjithëve dhe këtu bëhet qëndrimi dhe përfundimi; bashkekzistenca e gjithësisë. Kjo është edhe arsyeja që kjo botë është shumë më e rëndësishme, nga të gjithë planetet madhështorë. Megjithatë në Mesazhet e Zotit, kjo është quajtur e barabartë me ta. Për këtë arsye, kjo tokë ka një rëndësi të veçantë, sepse në të jetojnë qeniet e gjalla të vetëdijshme, si provë konkrete dhe të gjitha sendet e krijuara nga Dora e Padukshme e Zotit. Kështu ne gjithmonë, lexojmë në Librin e Shenjtë:
ajetin
“Zoti i qiejve e i tokës”.
Qiejt dhe Tokën All-llahu i quan të barabartë.
Në këtë gjendje siç është kjo botë sot, i përshtatet njeriut, që me lejen e Zotit të punojë dhe jetojë, të lindë dhe të vdesë, të qeshë dhe të qajë, sipas një rregulli të matur me kalibrin preçiz, në mënyrë “gjeometrike” nga Mjeshtëria e Zotit.
Një program është përpiluar në mënyrë të veçantë, ku pasqyrohen veset e shoqërisë, dëshirat dhe çudirat e jetës njerëzore, sepse ky njeri është krijesa më e logjikshme nga të gjitha qeniet.