Mëshira, Fuqia, Ndihma, Dituria, Madhështia dhe Bukuria janë Emrat e Zotit xh.sh. lajmëtarë të Botës së Përtejme. Edhe ne i besojmë asaj dite. O Zot duke na falur gabimet, mëshirona në atë ditë.
Njerëzit e shenjtë (evlijatë), duke u mbështetur tek shenjat dhe hulumtimet e tyre, duke parë gjurmët e jetës së vërtetë të botës metafizike, shumë qartë dhe bindshëm vërtetojnë se: Për udhëtarët e rrugës së gabuar është një xhehennem dhe për ata të rrugës së Kur’anit një xhennet. Këtë e dëshmojmë dhe e besojmë!
O Ti i Plotëfuqishëm i Ndritur! O Ti Mëshirues i Gjithëmëshirshëm! O Ti që premtimet i përmbush, O Zot i Madhështisë së Lartë, ne i besojmë të gjitha virtytet dhe premtimet e Tua! Kush nuk i beson ato dhe premtimet e Tua, përveç mosbesimtarëve dhe mendjelehtëve? Ata shqetësojnë Nderin dhe Hyjninë Tënde të Madhërishme, Edukimin dhe Mëshirën Tënde! Të gjithë dashamirët e Tu, tregojnë se Ti je Një i shtrenjtë për ta dhe të përulen plotësisht, ne besojmë se do t’i pranosh lutjet tona, për jetën e mëvonshme. Ti i dëgjon me dashamirësi dhe i pranon. Ne e pranojmë se shpifjet e të pabesëve nuk e përlyejnë dot Lartësinë Tënde. Ti je lart dhe larg veprave të fëlliqura, prandaj ne do të mbrojmë dhe do të nderojmë, duke qenë të bindur në Drejtësinë, Mëshirën, Bukurinë Hirëplote dhe Lartësinë Tënde. Është në nderin tonë të bindim cilindo që dyshon për Pastërtinë Tënde Brilante.
Ne besojmë se, të gjithë ata qindra mijëra (XV) të dërguarit e tjerë, janë misionarët e Tu. Profetët dhe njerëzit e përkushtuar, flasin për Hambarët dhe Mirësitë e Tua. Ata në shkallën e një saktësie absolute, kanë thënë se pas vdekjes kur të ringjallemi, All-llahu xh.sh. do t’i servirë mirësitë në mënyrë shembullore Këtë e paralajmërojnë njerëzit e posaçëm. Ne besojmë se kjo është e vërtetë dhe e drejtë, duke pranuar që ata, njerëzit e shenjtë, na lajmërojnë të bazuar në pasqyrimin e Emrit Hakk, i Drejti dhe besimin tek e vërteta e Ringjalljes.