Me mëshirën islame, një familje garanton Jetën e Mbrapme megjithë këtë. Sikurse nevoja për ushqime edhe uria e stomakut tregon se ato ekzistojnë (ushqimet), ashtu edhe ekzistenca e Ringjalljes është e nevojshme, sepse secili nga ne, ka dëshirën e mosvdekjes në shpirt. Po qe se njeriut i hiqet ky besim, atëhere tek ai zhduken të gjitha ato vlera fisnike, duke u shndërruar në një kërmë.
Pika e dytë
Do të parashtrojmë një argument, i cili është më i miri i të gjitha argumenteve të mëparshëm, mbi të vërtetën e Ringjalljes. Nga të gjitha themelet e besimit, ky është më i madhi argument.
Tërësisht ekzistencën e Ringjalljes e bën bindëse profetësia e Muhammedit (a.s.).Ai erdhi me të gjitha shenjat e Profetësisë dhe realitetet bindëse të Tij, që na e vërtetojnë këtë të vërtetë. Idea e njeriut të ndershëm, të njësuar nga vetë Zoti, të çon drejt vërtetësisë së Ringjalljes.
Fjala: “Dhe profetëve të Zotit xh.sh.”; ka vërtetuar dhe i dëshmon të gjithë Profetët dhe thëniet e tyre.
Duke thënë:
“Besoni në Librat e zbritura nga Zoti xh. sh.”; në këtë fjalë dëshmohet ky fenomen dhe e vërteta e Ringjalljes.
Zbritja e Kur’anit famëlartë, ekziston si gjëja më thelbësore e besimit islam dhe pastaj sqarimet e profetëve me fjalët e tyre, vërtetojnë krejtësisht të vërtetën mbi Ringjalljen. Kjo e vërtetë sqarohet edhe nëpërmjet shumë ajeteve të tjera të Kur’anit famëlartë, ku lajmërohen njerëzit për Ringjalljen.
“Kur Dielli të mbështillet (dhe errësohet), o ju njerëz ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja e katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.