Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 47
(1-162)

Po japim vetëm një argument të gjerë, shkurtimisht, për të parë se sa i qartë është besimi në Ringjalljen. Këtë po e sqarojmë në këto dy pika si më poshtë:

Pika e parë

Nga të gjithë shembujt mbi besimin e Ringjalljes, vetëm njëri lidhet me familjen dhe jetën brenda saj. Nga të gjitha pikëpamjet, vetëm këto katër shembuj tregojnë edhe më qartë se e vërteta mbi Ringjalljen është një nevojë shpirtërore e njerëzimit.

Nga raca njerëzore, gjysmën e përqindjes e zënë fëmijët me shtat të dobët dhe delikatë. Nga mundimet dhe gjendja e trishtuar e jetës, si dhe nga hidhërimet për vdekjen, ato e gjejnë shpresën e tyre vetëm tek xhenneti. Ky është i vetmi ngushëllim i tyre.

Argumenti i parë: Një fëmijë mund të mendojë kështu: “Vëllai im ka vdekur. Ai tani është shndërruar në ndonjë shpend atje në xhennet. Ndoshta atje jeton më mirë se në këtë botë”.

Gjithmonë në vetvete duke pasur një luftë shpirtërore se si do të jetë jeta pas vdekjes, ata i zë një stres i madh. Si pleqtë edhe fëmijët, e

shkatërrojnë shëndetin e tyre nga kjo brengë e përditshme. Zemra e tyre kullon hidhërime me këtë brengë, do të vdesin apo do të çmenden!

Argumenti i dytë: Gati gjysma e popullsisë, janë të moshuarit. Ata çdo ditë e më tepër shkojnë drejt fundit të tyre. Ata mund të ngushëllohen vetëm duke i besuar jetës së mbrapme. Duke menduar për fundin e tyre dhe duke kujtuar me nostalgji për çfarë kanë pasur më të shtrenjtë në këtë botë, ata presin fundin e jetës, për ta mbyllur derën e saj.

Duke vuajtur për ndarjen e vdekjes, shpirti i tyre qan si fëmijë.

Ata vetëm duke i besuar jetës së përjetshme, mund të gjejnë ngushëllim. Po të mos ishte ky besim, nënat dhe baballarët tanë të ndershëm, do të pëlcisnin nga marazi dhe zemra e tyre do të pikonte gjak prej hidhërimit. Kjo jetë do t’u dukej si një burg dhe torturuese.

Nuk ka ze