Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 46
(1-162)


“Ne (themi) me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”; dhe ka ndaluar, nuk ka mundur të vazhdojë më. Falenderojmë All-llahun xh.sh. sa numri i shënimeve të Ringjalljes, se pas tridhjetë viteve, ma frymëzoi këtë argument. Prej dy ajeteve, të parin Zoti xh.sh. ma frymëzoi para nëntë vitesh. Po i paraqesim të plota si më poshtë:

pra, gjurmët e mëshirës së

All-llahut se si e ngjallë tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim se Ai është që do t’i ngjallë të vdekurit, pse Ai për çdo send është i Plotfuqishëm”.

Këto ajete janë dy argumente të forta dhe të komentuara mirë. Ky mesazh i Zotit është komentuar në “Fjalën e dhjetë” dhe në “Fjalën e njëzetenëntë”, fjalë që m’i dhuroi All-llahu i Madhërishëm.Me këtë argument i bëra të heshtin mosbesimtarët dhe mohuesit e Ringjalljes, duke i frenuar. Pas nëntë apo dhjetë vjetësh, këto kështjella të pashkatërrueshme u ngritën edhe më lart; pra komenti i ajetit të përmendur në këtë broshurë.

Tani duke dhënë shenjat e ajeteve të përmendura: “Drita e Nëntë” përmban “nëntë pozita” të larta dhe një parathënie.

Parathënie

Prej dobive të shumta që kemi nga besimi mbi Ringjalljen dhe nga përfundimet e gjallesave në jetën e tyre kolektive dhe individuale, një përfundim të gjerë po e parashtrojmë shkurtimisht. Se sa është i dobishëm dhe i nevojshëm ky besim, po e shpjegojmë sipas argumenteve të besimit të Ringjalljes.

Nuk ka ze