Kur njeriu me besim dhe adhurim mbështetet tek Mëshirëploti i Fuqishëm, duke u lidhur shpirtërisht me Të dhe duke përfytyruar çastin e vdekjes si një çlirim, atëhere këtë njeri nuk mund ta mendosh se sa mirënjohës dhe falenderues është". Këtë që u thashë të rinjëve të shkollës, ua përsërita edhe shokëve të mi të burgut: "Atë (Zotin xh.sh.), kush e njeh dhe i përulet edhe po të jetë në kasolle, ndihet fatbardhë. Kush e harron edhe në pallat po të jetojë, do t’i duket si një kasolle e rrënuar dhe do të ndihet fatzi. Një viktimë fatbardhë duke shkuar për ta varur, mizorëve u tha: “Unë nuk po vdes, mbase duke u çliruar nga ju, unë po shkoj në lumturinë e përjetshme. Juve ju shoh si të dënuar me burgje të përjetshëm dhe kjo më duket se është shpagimi im kundër jush; pra hakun po e marr." Duke vazhduar me gëzim tha:
“Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut”,dhe me qetësi të zemrës dha shpirt.
"Ti je i Patëmeta, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na mësove Ti. Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti”.