Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 42
(1-162)

Kuptoje pra se kjo broshurë e gjithësisë, ky Kur’an i materies, është më i madh se në shembullin që treguam më parë. Këtë më mirë do ta kuptoni kur të studioni letërsinë dhe artin e të shkruarit. Me objektivin e dylbive të tyre, do të dalloni Kolosin e Përsosur të këtij Arti dhe Shkrimtarin, gjeni të këtyre "Librave të mrekullueshëm". Ato me thënien "All-llahu Ekber" të njoftojnë Zotin xh.sh., kurse me fjalën "Subhanall-llah" e amshojnë Atë dhe me "Elhamdulil-lah" të shtyjnë ta duash Atë.Të gjitha këto shkenca që treguam më lart dhe qindra të tjera që nuk i përmendëm, po t’i analizosh dhe t’i vështrosh me pasqyrime të veçanta dhe t’i shohësh me objektivin e dylbive, para syve do të shfaqet Krijuesi Madhështor me të gjithë Emrat e Bukur të Tij. Këto të njoftojnë dhe të tregojnë funksionet e përsosura të Tij. Kur’ani Madhështor për të bërë të njohur dhe për të dokumentuar njësimin e All-llahut xh.sh., shumë herë ka theksuar në këto ajete, që do të rreshtojmë:

dhe

”Zoti i qiejve e i tokës (All-llahu është Ai që) krijoi qiejt e tokën”.

Pra këto ajete na njoftojnë All-llahun, u thashë të rinjëve të shkollës dhe ata më besuan, duke u bindur plotësisht. Duke i verifikuar këto të vërteta që u tregova, ata thanë: "E falenderojmë Zotin se morëm një mësim shumë të vlefshëm dhe të amshuar", pastaj shtuan: "Mëshira e All-llahut qoftë mbi ty!" Unë vazhdova përsëri: "Njeriu është krijuar si një makineri që mban mijëra hidhërime dhe gëzime brenda saj. Shpirtërisht dhe materialisht ajo është e dobët dhe e sulmojnë atë armiqtë e panumërt. Gjithmonë është i varfër dhe i ndjeshëm shpirtërisht, sepse e kanë goditur vazhdimisht dhimbjet e ndarjeve dhe të humbjeve.Në këtë gjendje paaftësie, kur njeriu mbështetet me adhurim tek një Sundues Madhështor, atëhere ai gjen një pikë mbrojtjeje përballë armiqve dhe nevojave të pashterrshme; ashtu siç krenohet me nderin dhe pozitën e zotërisë së vet.

Nuk ka ze