Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 48
(1-162)

Argumenti i tretë: Krenaria e njerëzimit është rinia. Kjo është mosha më kritike dhe më delikate. Temperamenti i të rinjve, i ndezur dhe i mbarsur me dëshira, i bën ata të papërmbajtur. Mosha më delikate i çon drejt aventurave seksuale dhe logjika nuk iu bindet mendjeve të tyre. Kështu ata bëhen të papërmbajtur. Për të frenuar epshet dhe aventurat e tyre, shërben frika e xhehennemit. Fjala e urtë thotë që sundimin të cilin e ka në dorë shumica (shumica e racës përbëhet nga të rinjtë që rendin pas veseve dhe janë të dehur nga euforia), e bën jetën e njerëzve të pafuqishëm, të rëndë dhe të mërzitshme, si në një ferr. Atëhere stadi i

zhvillimit njerëzor shkon drejt shtazërisë.

Argumenti i katërt: Qendra e shoqërisë në jetën e përditshme, përbëhet nga familja (jeta familjare). Kjo është boshti i zemrekut të shoqërisë, e cila është kështjellë ku mbrohet morali i të gjithë njerëzve. Çdo familje është një mikrobotë dhe jeta familjare një xhennet i vogël. Lumturia e çdo familje është nderi dhe sakrifica e përbashkët. Njerëzit e shtëpisë, njëri me tjetrin, biri me babanë dhe motra me vëllain, duke besuar tek shoqëria e përjetshme dhe duke u bashkuar e respektuar fort njëri me tjetrin, këtë jetë të lumtur atyre ia bën të palëkundur vetëm besimi tek bota e përtejme.

Përshembull: Po qe se burri mendon se gruaja e tij dhe ai do të rijetojnë në botën e mbrapme, ata përsëri atje do të jenë burrë e grua. Natyrisht tani ajo është plakë dhe jo e fortë dhe e bukur, por atje do ta rrethojë një bukuri e përjetshme. Kjo arrihet me besim, sakrificë dhe mëshirë të madhe. Kush ka shpirtin e sakrificës ka edhe mëshirën. Me këtë ide në kokë, gruan plakë, e sheh si huri (grua xhenneti) dhe e mëshiron duke e shpërblyer. Po të mos gjykohej kështu, atëhere pas dy apo tre orë të bashkimit, me mendimin e një ndarje të shpejtë dhe të përjetshme, do të ndërtohej një familje e pathemeltë. Shoqëria dhe dashuria e këtij çifti, do të bëhej si tek kafshët, e thjeshtë dhe artificiale. Nderi i familjes do të dobësohej dhe kënaqësitë e çastit do të përdoreshin për të shpëtuar nga detyrimet e përkohshme. Pra nderin e një familje, mund ta drejtojnë nga ferri apo xhenneti, veset epshore apo mëshira islame.

Nuk ka ze