Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 50
(1-162)

Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, kur të çahet qielli, kur të pëlcasë qielli,përse ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit? A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijametin)?

Përshembull:

Në krye të dyzet sureve (kapitujve), me një imtësi të veçantë, duket si një nga problemet më të mëdha Ringjallja. Në ajetet e tjera, kjo ide përforcohet edhe më shumë, duke u pajisur me një shtyllë të fortë.

A s’është Kur’ani ai që u ka dhënë dritë dhe shpjegim shumë hipotezave të shkencës apo diturive të tjera? A nuk të bindin të gjithë këta shembuj dhe këto dëshmi mbi të vërtetën e Ringjalljes? Në qoftë se ti pas të gjitha këtyre dëshmive të qarta si drita e diellit, nuk ke besim tek Ringjallja dhe e mohon këtë, ke mohuar jo vetëm diellin por edhe gjithësinë! A nuk është e vërtetë që ushtria për të mos zhgënjyer Mbretin, lëviz e tëra dhe sulet në luftë? Po mijëra premtime dhe lajmërime që janë mesazhe të Atij Zotit të Madhërishëm, a ka mundësi të jenë të shpikura nga një imagjinatë e sëmurë? Kush më mirë se feja Islame i edukon veset e këqija; nefset, brengat e zemrës, mendjet e shqetësuara, këtu e

trembëdhjetë shekuj më parë? Ai, Zoti i Madhërishëm, plot me zbukurime dhe në mënyrë të shkëlqyer, ku ndihet drejtësia, ndershmëria dhe mëshira e pafund, do të mjaftonte të merrnim në konsideratë vetëm shfaqjen e Profetit.

Vallë a nuk mjaftojnë argumentet e një mbreti shpirtëror,i cili që trembëdhjetë shekuj i ka edukuar shpirtërat, mendjet, zemrat dhe nefset e njerëzve të panumërt?Jo të gjithë këto, por vetëm një shenjë duhet të jetë e mjaftueshme për të pranuar besimin në Ringjallje. Përpos këtyre, me mijëra janë paralajmërimet e matura dhe argumentet bindëse për këtë të vërtetë.

Si ka mundësi që pas të gjitha këtyre tregimeve, të vërtetën mbi Ringjalljen të mos e pranosh? Këtë mëkat vetëm njeriu i mefshët e bën dhe rruga për të është e hapur drejtë xhehennemit. Që në kohë të stërlashta, librat dhe fletushkat qiellore, shkurtimisht e kanë vërtetuar Ringjalljen. Akt-marrëveshjen me Kur’anin, lidhur me

çështjen e Ringjalljes, e nënshkruajnë dhe e vulosin ajetet e Tij.

Nuk ka ze