Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 57
(1-162)

Nga të gjitha shenjat dhe pikat e besimit ndaj Zotit, shihet e njëjta gjë, se Kijameti do të vijë dhe Tubimi i Ringjalljes do të mbahet. Vendi i shpërblimit apo dënimit do të përcaktohet. Atje do të dalin sheshit përkushtimet e përmendura ndaj botës, rëndësia e njeriut dhe dinjiteti i tij.

Krijuesi dhe Edukatori i njerëzimit, me anë të njeriut dhe funksioneve të tij të përmendura, ka pasqyruar Dituri, Mëshirë dhe Mbretërim. Kur të dalin në pah këto vlera të njeriut, do të rritet edhe vlera dha rëndësia e botës qëndresa e saj do të stabilizohet. Qëllimi i krijimit të shpëton nga diskriminimi i përhershëm. Zoti i Madh për të gëzuar dashamirët me pavdekësinë, ka dërguar më të Besuarin e të besuarve, Hz. Muhammedin (a.s.), që ta shohin këtë dhuratë. Veç kësaj nëpërmjet Tij, ata të vërtetojnë përsosmërinë pa të meta, të Mbretit të Pafillimtë. Të shpalosë para besimtarëve Fuqinë dhe Diturinë, që ata të dallojnë qartë dhe saktë, fuqinë nga dobësia, diturinë nga injoranca dhe drejtësinë nga padrejtësia, që t’i pastrojë dhe t’i përsosë më tej.

Shkurt: Pasi që ekziston All-llahu xh.sh., ekziston edhe vepra e Tij, jeta e amshuar (Ahireti). Më lart kemi shkruar se “Tre themelet” e Besimit Islam, me argumentet e qarta, vërtetojnë ekzistencën e Ringjalljes. Njëri nga themelet e vërteton këtë të vërtetë në një formë më të bazuar

“Dhe melekëve të Zotit dhe caktimit të Tij dhe dobia e dëmi që vjen prej All-llahut të Madhëruar”.

Ekzistenca e melekëve (engjëjve) dhe adhurimi i tyre, vërtetohet nga të gjitha tregimet, thëniet nëpër biseda të ndryshme të profetëve dhe evlijave të devotshëm. Shfaqja e tyre dhe ekzistenca e vendqëndrimit të shpirtërave, si dhe Alemi Gajb (bota e të fshehtave), vërtetojnë dhe argumentojnë jetën e Gjithëhershme, ditën e amshimit të bukur, vendin e lumturisë, Xhennetin dhe Xhehennemin. Melekët me lejen e Zotit, këto vende i kanë parë dhe hyjnë gjithmonë atje.Hz. Xhebraili, që është takuar me profetët, evlijatë, bashkë me shokët e tjerë tregojnë për ekzistencën e vendeve të fshehta. Ata tregojnë për melekët, që shëtisin nëpër këto vende.

Nuk ka ze