Tani shikoje të pamundurat dhe mitet e rrugës së natyralistëve dhe materialistëve. Aty nuk është vetëm një e pamundur, ndoshta numri i të pamundurave të tyre është sa atomet e gjithësisë. Këto punë të paimagjinueshme, kur ia atribuojmë Mjeshtrit Madhështor, atëhere me urdhërin e Tij ajri i bëhet shërbëtor. Me lejen dhe fuqinë e All-llahut duke u mbështetur në Të, punët e mëdha bëhen aq shpejt, saqë puna e të gjitha atomeve bëhet lehtësisht. Me lehtësinë e vetëm të një atomi, sa të thuash (Ai), atëhere botërat e ajrit bëhen një faqe e një elementi superior për të shkruajtur fjalët e fuqisë së All-llahut (xh.sh.). Ato duke “shkruar” me majat e lapsave të atomeve, mbajnë nga një pikë mrekullie, pra krijohen në lehtësinë e lëvizjes së një atomi.
Me mendimet e mia duke udhëtuar në fjalët e shenjta oajet.......32(La ilahe il-All-llah-S’ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe Ajet.......32(Kul hu vall-llah, “Thuaj që All-llahu është Një), për të vërtetuar Njësinë e All-llahut të Madhëruar, hodha sytë që të sodis botërat e ajrit dhe të lexoj elementet në mënyrë përmbledhëse në ajër, dhe në fjalën (Ai), saktësisht m’u sqarua kjo e vërtetë dhe Njësimi i All-llahut m’u vërtetua në ajrin e Tij, ku në të gjeta një argument të ndritur. Në këtë mënyrë e kuptova se për çfarë Kur’ani i famshëm dhe ato që bëjnë dhikër (përmendje të Zotit) dhe për ta vërtetuar Njësimin e All-llahut (xh.sh.), shumë herë, e përsërisin fjalën e shenjt (Ai). Shkëlqimi i kësaj fjale për Njësimin e All-llahut (xh.sh.) ndrit në shumë shenja materiale dhe po ashtu edhe shpirtërore.
Ja disa shembuj: Një krijesë e vogël po të marrë mbi vete një peshë të rëndë, do të shtypet, një vesh zërat e ndryshëm nuk do të mund t’i dëgjojë, ashtu edhe gjuha s’mund të flasë përnjëherë shumë fjalë.