Në tregimin e letrës së Ahmedëve, është deklerata e Bismarkut e shkruar në këtë mënyrë:
I nderuar mesuesi dhe zotria ynë!
Do t’ua parashtroi deklaratën e Kryetarit famshëm Gjerman, të princ Bismarkut që ka parashtruar mendime ndaj feve qiellore, veçanërisht për fenë tonë Islame. Me këtë tregim do të kuptohet se sa është duke përparuar islami në vendet perëndimore.
Ai është një personalitet i shekullit nëntëmbëdhjetë. Unë ikam parë shkrimet e tij duke u interesuar për jetën shoqërore. Këto janë mendimet e Bismarkut për fetë qiellore dhe gjykimi i tyre është i ngritur. Ndërsa Bisamrku këto fjalë I ka deklaruar pak para se të vdiste:
Megjithëse gjerësisht i kam hetuar të gjitha librat që thuhen se janë hyjnor, për arsye se janë përballuar me fallsifikime, tek asnjëri nuk kam mundur të gjej përpikmërinë që ka kërkuar. Në fund mora vendimin se këto libra jo një popull, por as lumturinë e një familjeje nuk mund ta garantojnë. Kurse Kur’ani i muhammedive ishte larg prej këtyre. Sepse unë e hetova Kur’anin gjithësisht dhe në secilën fjalë u përballova me dobi dhe të vërteta të mëdha megjithëse armiqtë e muhammedive thonë se Muhammedi (a.s.m.) vetë e ka shkruar. Por mendja e pastër ato thënie nuk i pranon kurrë, sepse asnjë logjikë superiore nuk mund të japë këtë prodhim. Ky mendim kundërshtohet me të vërtetën dhe diturinë reale, sepse në qoftë se dikush mbyll sytë ndaj të vërtetave të pamohueshme, ka bërë një gabim të madh. Unë pohoj se Muhammedi (a.s.m.) është një fuqi e posaçme. Sepse diçka e tillë nuk është e mundur në botën e qënieve. Le të paraqitet një fuqi tjetër si ky.
O Muhammed (a.s.m.) për arsye se nuk kam pasur fatin të përjetoj shekullin tënd, jam shumë i mjeruar. Ti që je mësuesi dhe shpallësi i Kur’anit famëlartë, ai nuk është prodhimi i yt, por është një libër hyjnor. Ta mohosh këtë fakt, është një marrëzi dhe i ngjan mohimit të të gjitha shkencave. Kështu, Ty njerëzimi njëherë të ka parë, nuk është e mundur më të shohë. Unë duke shpallur nderime, dashuri të sinqertë dhe të përsosura, të përkulem ty.