Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 70
(1-162)

Pra, në qoftë se Ai është mik, secili send është miku yt.

Po qe se don jaran të mjafton Kur’ani”.

Ja pra, duke imagjinuar të Vërtetat e kur’anit takohem me ngjarjet e Profeteve dhe me Melekët.

“Po qe se don mall të mjafton bindja”.

Ja kush i bindet All-ahut xh.sh., ai bën edhe ekonomi, kush bën ekonomi ai gjen bereqet.

“Po qe se don armiq të mjafton Uni- egoja”:

Ja kush e pëlqen vehten; ai e gjenë belanë dhe has në vështirësi; kush nuk e pëlqen egon, ai bën ngazëllim dhe hynë në mëshirën e Zotit.

“Po qe se don këshillë të mjafton vdekja”:

Pra, kush mendon se do të vdesë ai nuk lidhet fort pas botës dhe bëhet gati seriozisht për jetën tjetër.

KURA E PESTË

O ti njeri që të është ngjitur sëmundja!

Unë kam bërë provë dhe jam bindur se sëmundja për disa njerëz është një Bamirësi e Zotit xh.sh. dhe një Dhuratë e Çmuar e të Gjithmëshirshmit. Ky është thelbi i këshillave që u jepet atyre që vinin për të më takuar, që unë t’i lutesha Zotit për t’ua larguar sëmundjen sa më parë. Vija re se një djalë i ri që erdhi tek unë i sëmurë, kishte filluar të mendonte për Jetën e Përtejme. Sëmundja e kishte shpëtuar nga veset e kafshës. Të gjithë të sëmurëve që vinin për këshilla u thosha të mos mërziteshin, se këtë e kishin prej Zotit xh.sh.. Dhe më pas shtoja: "O vëlla, unë nuk jam kundër sëmundjes tënde dhe nuk e shoh këtë sëmundje si një fatkeqësi për ty, prandaj do t’i lutem Zotit, që të shpëtosh nga kjo sëmundje". I thoja: "Mundohu të durosh, gjersa të zgjasë kjo sëmundje.

Nuk ka ze