Nuk është e mundur ta mbushni atë dhe të barazoheni me ta. Apo doni që të dorëzoheni, apo do të gulçiteni duke rënë devijim.
(Nga Menevi-i Nurije)
Alegoria e tretë: O njeri! All-llahu i madhëruar ka vendosur në brendësinë tënde një virtyt të tillë që: Nganjëherë bota nuk po të zë. Ti, duke dëshiruar një vend më gjerë po ngjanë i burgosurit që ia shtrëngojnë fytin dhe bënë “of, of”; kurse nganjeherë po hynë e po vendosesh për një moment shumë të shkurtër në një punë të vogël, në një atom apo në një mendim. Zemra dhe mendja jote, duke mos mundur të vendoset në botën e madhe, përkundrazi po mundet të vendoset në një grimcë të vogël. Me ndiejshmëritë e tua të furishme për një minutë po endesh në atë mendimin e vogël .
Dhe në cilësitë e tua janë vendosur vegla e shqisa shpirterore në mënyrë të tillë që, disa edhe ta përpinin botën nuk ngopen dhe ndonjëra nuk po mund të përmbajë atomin e vogël. Koka po mund të transmetojë gurin e madh; syri nuk po mund të mbajë qimen; shqisat shpirtërore nuk po mund të mbajnë gjendjen minimale as sa një qime të pakujdesisë dhe devijimit të njeriut, derisa kjo shqisë shpirtërore nganjëherë s’mund të qëndrojë dhe vdes. Meqë është kështu, bëhu i hollë e duke kujdesur. Kur hedh hapin e shkelë, duhet të friksohesh se edhe mund të gjejsh fundin! Për arsye se je njeri, e ke rrezik mund të përmbysesh vetëm me një kafshatë, me një fjalë, me një kokërr, me një shkëlqim, me një shenjë, me një puthje, prandaj mos i përmbys nëpër to ato shqisa të vyera që mund të përpinin botën! Sepse janë shumë gjëra të vogla që në një fare mënyre mund të përpinin shumë gjëra të mëdha, si p.sh., në cepin e qelqit mund të hyjë dhe të gulçiten qielli me gjithë yjet. Sa një kokërr gruri që është kujtesa jote; shumica e veprimtarisë së ytë dhe faqja e të gjithë moshës tënde hynë në të. Si këto janë shumë gjëra të vogla që përfshijnë çëshjet e mëdha.