Jemi duke përjetuar një kohë që na sulmojnë mëkatet të mëdha në këtë rast rrallëkush mund të bëjë me sinqeritet punë të mirë (sevape)
Nga del se sot kush i bën farzet dhe largohet nga mëkatet e medha ai shpëton.
Dhe nën këto kushtet e rënda kush bën pak punë të mirë, kjo punë e tij mbanë shumë vlerë.
Dhe Takvaja mbrojtja nga mëkatet vetvetiu mbanë edhe “Amel-i salih” punë të mira të sevapeve. Sepse të braktisësh haramin është vaxhib* dhe të krijosh një vaxhib, mban sevape përmbi shumë synnete. Pra devotshmëria - të mbrohesh nga mëkatet, në realitet s’është një vepër e lehtë. Në këtë kohë të vështirë që me lakuriqinë na sulmojnë mijëra gjynahe, me devotshmerinë kur mbrohesh prej tyre ajo ta garanton tërhiqjen nga njëqind harame, pra me këtë ke bërë njeqindë vaxhibe.
*Vaxhibi është një urdhër i Zotit, që pas farzit zë vendin e dytë, megjithë se në termologjinë e arabëve vaxhibi përdoret edhe si detyrë parësore, pra në vendin e farzit.
Kur kjo vepër bëhet me qëllim të mirë, duke u friksuar nga All-llahu xh.sh dhe me mendimin që të ikësh nga gjynahet , ke bërë sevap të madh pa bërë adhurim me vepër. Vetëm për arsye se nuk e ke parë femrën e huaj që është haram, ke fituar shumë sevape (bërja e njëmijë synneteve nuk mund të arrijë sevapin e një vaxhipit të vetëm ).
Në këtë kohë nxënësit e Risale-i Nurit, përballë shkatërrimeve shpirtërore të gjynaheve do të kenë qëllim kryesor të mbrohen nga bërja e tyre. Meqë me sistemin e sotëm jeta shoqërore po na sulmon në çdo minutë me njëqind gjynahe, me siguri për t’u mbrojtur nga këto sulme është e nevojshme të kesh qëllimin që të mbrohesh nga gjynahet dhe t’i mbështetesh devotshmërisë, sepse me pak punë ke bërë njëqind sevape.
E dimë se një njeri mund të shkatërrojë një vilë për një ditë, ndërsa njëzet vetë nuk mund ta ndërtojnë atë as për njëzet ditë. Pra, për të përmirësuar shkatërrimin një njëriut të vetëm duhet të punojnë njëzet vetë; ndërsa për të përmirësuar përballë mijëra shkatërrimtarëve, mund të qëndrojë Risale-i Nuri, që padyshim ka një ndikim jashtëzakonshëm. Këto fuqi të kundërta po të kishin një nivel krahasimi, atëherë do të duket më mirë ngadhnjimi i Risale-i Nurit.